00:39 | 05/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

38 ditë në qeli pa të drejtë/ I riu “harrohet” në burgun e Shën Kollit, prokurorët ishin me pushime

21:05 | 07/01/2020
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
38 ditë në qeli pa të drejtë/ I riu “harrohet” në burgun e Shën Kollit, prokurorët ishin me pushime

Një i ri nga Laçi, i dënuar për dhunë në familje është “harruar” në burgun e Shënkollit, duke bërë 38 ditë më shumë, nga sa ishte dënuar. Shkaku, vendimi i gjykatës për lirimin e tij ‘flinte’ në sirtarët e prokurorisë. Fiks Fare trajtoi rastin e të riut nga Laçi i cili vitin e kaluar, në periudhën korrik – gusht “u harrua” në burgun e Shënkollit, Lezhë.

Për shkak të natyrës së veprës penale, dhunë në familje, i riu kërkoi të mbetej anonim. Gjatë gjithë kohës ai pretendonte se ishte i pafajshëm dhe se ndaj tij ishte ushtruar dhunë nga i ati. Pas ankesës së të atit, ai ishte arrestuar dhe nga prokuroria ishte ngritur akuza edhe e kundërshtimit të forcave të rendit gjatë arrestimit.

Ai kërkoi që historia e tij të zbardhet dhe se dikush duhet të mbajë përgjegjësi për 38 ditë që iu hoq liria pa të drejtë. Fillimisht ai u intersua pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin ku sekretarët e informuan se sipas dokumentacionit është prokuoria ajo që e ka nisur me vonesë urdhërin e ekzekutimit dhe se shteti duhet ta dëmshpërblejë një më një për ditët tepër që ka kaluar në burg. Ndërsa për sa i takon pretendimit të pafajsisë duhet hapur një tjetër proces.

Sipas dokumentacionit, urdhri i lirimit për të burgosurin, duhet të kishte dalë më datë 24 gusht të vitit 2019. Por ky urdhër ka dal plot 38 ditë me vonesë, më datë 30 shtator 2019. Këtë fakt e pranon edhe Prokuroria e Rrethit Kurbin. Kjo e fundit në përgjigjen zyrtare, pretendon se  sipas të dhënave të protokollit të Prokurorisë Kurbin, me shkresën nr 4029 dt 05.06.2019, urdhëri i ekzekutimit është dërguar për zbatim I.E.V.P Shënkoll Lezhë, për të dënuarin, nëpërmjet shërbimit postar.

Në komunikim me I.E.V.P Shënkoll më datë 30.09.2019 është pr etenduar se urdhëri nuk ka vajtur dhe është ridërguar me postë email zyrtar pranë  I.E.V.P.Lidhur me periudhën që i dënuari ka qëndruar në burgim përtej vendimit gjyqësor, i lind e drejta e kompensimit. Prokuroria gjithashtu njofton se për rastin në fjalë po verifikohet procedura e ndjekur lidhur me komunikimet e urdhërit me postën Laç dhe I.E.V.P Lezhë.

Etiketa: burgu i shen kolliti riu
Pas

Trump e shkarkoi për çështje të sigurisë, Bolton vendos të dëshmojë në procesin kundër Presidentit

Para

Video që po çmend rrjetin, vogëlushja del nga dritarja e pallatit dhe shëtit parvazet me shpejtësi

Para
Video që po çmend rrjetin, vogëlushja del nga dritarja e pallatit dhe shëtit parvazet me shpejtësi

Video që po çmend rrjetin, vogëlushja del nga dritarja e pallatit dhe shëtit parvazet me shpejtësi

Discussion about this post

 



Të Fundit

Vrasja në Vaun e Dejës/ Kush është Frrok Lleshaj? Viktima u dënua me 25 vjet burg për vrasje dhe u lirua në 2023

Vau i Dejës, gjendet i vdekur 65-vjeçari. Policia identifikon viktimën, dyshohet se është vrarë me armë zjarri

Shtetasi francez zhduket nga trageti, operacion kërkimi i përbashkët italo-shqiptar në det të hapur

Aksident tragjik në Itali/ Kamioni përplaset me disa automjete, tre të vdekur dhe 15 të plagosur

Pezullimi i Kuvendit, shpresë tek Kushtetuesja për t’i dhënë fund krizës politike

Netanyahu merr vendim për pushtimin e plotë të Gazës, në plan përfshihen operacionet në zonat ku mbahen pengje

Pritet të futet në fuqi pas dy javësh/ Autoritetet amerikane do të kërkojnë garanci deri në 15,000 dollarë për viza të caktuara turistike

Nëna fsheh vajzën 2 vjeçare në valixhe dhe e fut në bagazhin e autobusit

Kurti njofton në serbisht: 121 vende pune të hapura në Ujësjellësin Rajonal “Mitrovica” në veri

7 avionë misteriozë mbi klubin e golfit të Trump, ushtria amerikane ngre avionët luftarakë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.