Një 71-vjeçar është vënë në pranga ndërsa i biri është shpallur në kërkim pas gjetjes dhe sekuestrimit të 38 kilogramëve drogë të gjetura dhe sekuestruara në afërsi të banesës së tyre në Bruz Mal të Krujës.
Është kryer arrestimi i shtetasit Nezir Afmataj 71 vjeç dhe është shpallur në kërkim L. Afmataj 35 vjeç.
Detaje të policisë:
Specialistët për Narkotikët kanë goditur një tjetër rast prodhimi të lëndëve narkotike Cannabis Sattiva. Sekuestrohen 38 kg Cannabis Sattiva. Arrestohet në flagrancë një shtetas dhe shpallet në kërkim djali I tij.
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Krujë, në vijim të punës së tyre për parandalimin e rasteve të prodhimit të lëndëve narkotike, ditën e djeshme kanë goditur një tjetër rast.
Në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative kanë arrestuar në flagrancë shtetasin:
- Nezir Afmataj 71 vjeç, banues në Bruz Mal, Krujë.
Gjithashtu është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e djalit të tij, shtetasin: • L. A. 35 vjeç, banues në Bruz Mal, Krujë.
Më datë 13.06.2017, gjatë kontrollit të ushtruar në një ambient në afërsi të banesës së shtetasve të mësipërm u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale:
- rreth 38 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva.
Materialet I kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale” Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” në bashkëpunim parashikuar në nenin 283/2 të Kodit Penal.
(XH.A/SHUPLAKA)
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”2122″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]
Discussion about this post