Këngëtarja nga Prishtina, Linda Morina, ka përsëritur në studion e “Zonë e Lirë” të gazetarit Arian Çani disa prej kushteve të cilat duhet të plotësojë çdo kandidat i mundshëm për bashkëshort të sajin.
Megjithëse për pak kohë 38-vjeçare, ajo thotë se e ka ruajtur deri më tani dhe do të vazhdojë ta ruajë virgjërinë për bashkëshortin e saj të ardhshëm.
Arian Çani: Në këtë moshë që je, se nuk je gocë e re, i ke kaluar 40-tat…
Linda Morina: 38 i bëj në Maj.
Arian Çani: 38, d.m.th për dy vjet bën 40. Si ka mundësi që vazhdon ta mbash trupin kaq në formë? Unë e kam një dyshim. A mos ndoshta siç ke deklaruar këtu herën e fundit që ke ardhur, fakti që ti e mban trupin kaq në formë, është nga fakti që ti nuk e ke përdorur fare në jetën tënde.
Linda Morina: Normal.
Arian Çani: Kur ke qenë herën e fundit në këtë studio, më ke thënë jam e virgjër. Kanë ndryshuar gjërat në trupin tënd Linda, apo jo?
Linda Morina: Hiç nuk kanë ndryshuar.
Arian Çani: Pra vazhdon të jesh e virgjër.
Linda Morina: Vazhdoj ashtu.
Arian Çani: Big up për Linda Morinën. Një vajzë nga publiku më hodhi një batutë, më tha se ‘Çani nuk është e vetmja Linda Morina që është e virgjër’. Sigurisht që nuk është e vetmja, por janë të rralla gocat 38 vjeçe që janë të virgjëra.
Linda Morina: Po ashtu është, e rrallë.
Arian Çani: Meqë prite deri më tani, a ke ndër mend ta shesësh virgjërinë, sepse janë hapur site shumë serioze për këtë punë?
Linda Morina: Jo, jo atë që më pëlqen vendos ta marr burrë.
Arian Çani: Po pse Linda ta japësh falas ke pritur deri më tani?
Linda Morina: Virgjëria nuk shitet, ajo ruhet për atë burrë që të marrësh.
Ndërsa në vazhdim, duke folur për kushtet që duhet të plotësojë kandidati për bashkëshort, Linda Morina tha: “Kam qejf të jetë patriot, jo të jetë turlidjali. Jo të jetë hajn, dallaveraxhi, të jetë rrenc, ashtu nuk i dua unë.”/tvklan