04:32 | 09/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

390 leje ndërtimi në Tiranë, flet eksperti: Qyteti po bëhet i pajetueshëm, po prishen ekuilibrat

14:52 | 10/03/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
390 leje ndërtimi në Tiranë, flet eksperti: Qyteti po bëhet i pajetueshëm, po prishen ekuilibrat

Eksperti Bujar Bendo ka folur për mikrofonin e Fax News, për dhënien e 390 lejeve të ndërtimit nga Bashkia e Tiranës. Bendo sqaron se situata është problematike pasi bumi i dhënies së këtyre lejeve dhe rritja e investimeve në ndërtim po e bën Tiranën të pabanueshme për shkak të cilësisë së keqe të ajrit.

“Kemi një bum të ndërtimeve në Tiranë, investimi që po bëhet në këto leje është në përmasa galopante gati 400 milion euro. Buxheti i Bashkisë së Tiranës po rritet si pasojë e mbledhjes së të ardhurave nga lejet e ndërtimit.

Problemi më i madh është ana sociale pasi Tirana ka filluar të bëhet e pabanueshme për shkak të cilësis së keqe të ajrit, kjo konstatohet nga qytetarët pasi nuk kemi një kompani të mirfilltë që të kryejë studimet”.

Më tej eksperti Bendo ka sqaruar se bankat kanë frikë të bëhen pjesë të investimeve në ndërtim.

“Presupozohej që të rritej popullsia e Tiranës me 20 mijë banorë, por po shohim që kemi një prishje të ekuilibrit mes kërkesës dhe ofertës.

Do ketë stok të ndërtimeve, nuk dihet se sa të besueshëm do të jenë investitorët. Nuk shohim rritje të kreditimit nga bankat ose pjesmarrje nga banka. Fushata e ndërtimit e  ka me shumë frikë që të bëhen kto ndërtime sepse nuk  kanë se ku t’i gjejë këto para për të kryer investimet”.

I pyetur nga gazetarja Mirilda Tili, se pse këto 400 mln euro po hidhen në lejet e ndërtimit për sa kohë që investimet do të mbeten stok, Bujar Bendo është shprehur se këto janë investime më përfitime shumë të larta pavarësisht se në Shqipëri nuk kemi një qëndrueshmëri.

“Sepse këto janë investime që kanë fitim shumë të lartë, shqetësimi është  tregu aktual kush është kërkesa dhe oferta, sepse po ndikon keq në infrastrukturë dhe në mjedis. Ndërtimet janë impakte që ndikojnë në buxhetet e shtetit të cilat japin një impakt në rritjen e GDP-së”.

I pyetur se si është situata fiskale në vend duke marrë parasysh të ardhurat e qytetarëve. Bendo është përgjigjur se gjithçka varet nga besimi që kanë njerëzit në ekonomi.

“E gjitha ka të bëjë me besimin e njerëzve në ekonomi. Klima është e tillë nëse humbet besimi do kemi probleme të mëdha në investime.

Problem shqetësues mbetet sepse shumë biznesmenë janë gati të largohen nga Shqipria, par mund të themi që  biznesi ndodhet në gjendje të keqe”-u shpreh Bendo.(B.K/ FAXWEB.AL)

Pas

Arrestimi i Inspektorit të Mjedisit/ Reagon kryebashkiaku Agron Kapllanaj: Nuk ishte fare…

Para

Shpërthen autobusi në qendër të Stokholmit, dyshimet e para

Para
Shpërthen autobusi në qendër të Stokholmit, dyshimet e para

Shpërthen autobusi në qendër të Stokholmit, dyshimet e para

Discussion about this post

 



Të Fundit

“Bllokada detare nuk do të thyhet”, Izraeli paralajmërojn se do të ndalojë anijen e aktivistëve të nisur drejt Gazës

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA-ve, si funksionon dhe pse presidenti mund të marrë kontrollin e saj

Izraeli nuk do të lejojë Greta Thunberg të shkojë në Gaza

Parashikimi i zymtë për Ukrainën: Hakmarrja e Putin s’ka ndodhur ende

Bisedimet SHBA-Kinë vendosen në Londër, palët diskutojnë për herë të dytë tarifat tregtare

Zgjedhjet në dy komuna lokale, test për Vuçiçin

“Shpenzoni për mbrojtjen”, Rutte: Investoni 5% të GDP, ose filloni të mësoni rusisht

Dita e fundit e “Defender 25”, Ministri Vengu ndjek demonstrimet e trupave në Bizë

“Një provë gjeopolitike për Serbinë”/ Një kinez dhe një britanik arrestohen me urdhër të FBI-së, Beogradi midis Pekinit dhe Uashingtonit

Protesta në Spanjë, Partia Konservatore kërkon zgjedhje të parakohshme

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.