Është lexuar sot pretenca për ish-deputetin Mark Frroku. Mësohet se Prokuroria e Tiranës ka kërkuar në total 25 vjet burg.
Mbi ish-deputetin rëndojnë katër akuza për vepra të ndryshme penale. Konkretisht, Prokuroria ka kërkuar:
- 17 vjet burg për vrasjen e Aleksandër Kurtit në Belgjikë, nën akuzën e “vrasjes me paramendim”
- 3 vite burg për deklarim të rremë pasurie,
- 15 vite burg për pastrim parash,
- 4 vite burg për ndërtim pa leje, nën akuzën “Ndërtim i paligjshëm”
Gjithashtu, Prokuroria e Tiranës ka kërkuar 10 vjet heqje e së drejtës së ushtrimit të funksioneve publike.
Një ditë më parë, Gjykata e Tiranës vendosi të shpallë të pafajshëm bashkëpunëtorin e Mark Frrokut, Kristian Marinaj. I akuzuar për vrasjen në Belgjikë, mbi të rëndonte vepra penale e “vrasje me paramendim e kryer në bashkëpunim”.
(XH.A/SHUPLAKA)