Prej 4 ditësh një 36-vjeçare nga Dibra është larguar nga banesa. Më datë 13.06.2017, është paraqitur dhe ka bërë kallzim shtetasi, T.K, 35 vjeç, banues në Herbel-Maqellarë, ku ka kallzuar se është larguar nga banesa shtetasja F.(N).K, 36 vjeçe, motra e shtetasit T.K.
Menjëherë policia e Dibrës ka nisur kërkimet për gjetjen e saj, ku gjatë ditës së djeshme kanë ardhur në ndihmë edhe Polumbarët e Reneas duke kontrolluar në Rezervuarin e Grezhdanit, (vend ku dyshohet nga familjarët që mund të jetë mbytur).
Shtetasja e humbur vuante nga depresioni dhe mjekohej për këtë. Nga kërkimet e deritanishme nuk është bërë e mundur gjetja e saj.
(E.K/SHUPLAKA)