21:10 | 02/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

4 ditë para luftës/ Zbulohet biseda telefonike mes presidentit francez dhe Vladimir Putinit

12:58 | 25/06/2022
në Bota, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
4 ditë para luftës/ Zbulohet biseda telefonike mes presidentit francez dhe Vladimir Putinit

Telefonata mes presidentit francez Emmanuel Macron dhe presidentit rus Vladimir Putinit katër ditë para pushtimit të Ukrainës është rregjistruar nga ekipi i Macronit.

Detajet e kësaj bisede do të publikohen në një dokumentar i cili do të tregojë se si Macron e ka trajtuar luftën në Ukrainë dhe do të transmetohet në kanalin France 2 të enjten.

Sipas mediave të huaja biseda e fundit e dy liderëve para luftës ka qënë i ‘stolisur’ me shprehje respekti, por shihet se tensioni rritet shpeshherë.

Presdenti francez i cili ka bërë biseda të shpeshta me Vladimir Putnin para se ky i fundit të nis luftën në Ukrainë, telefonon liderin rus mëngjesin e 20 shkurtit dhe i thotë hapur:

“Do të dëshiroja që së pari të më jepni leximin tuaj të situatës dhe ndoshta drejtpërdrejt, siç është zakoni ynë, të më tregoni se cilat janë qëllimet tuaja”

Duke akuzuar Ukrainën për shkeljen e marrëveshjes së Minskut, Putini thotë:

”Çfarë mund të them shihni se çfarë po ndodh’ duke shtuar: ”Kolegu ynë i dashur Zelenski nuk po bën asgjë për të zbatuar marrëveshjet e Minskut. Ai (Zelenskyy) po ju gënjen.’

Putini më pas deklaron se sugjerimet e seperatistëve në Ukrainën lindore duhet të merren parasysh, por Macron përgjigjet:

”Nuk na interesojnë sugjerimet e seperatistëve.’

Pavarësisht rritjes së tensionit në këtë pikë, Macron përpiqet të ulë tensionin duke u shprehur:

“Unë do t’i bëj thirrje Zelenskit që të qetësojë të gjithë. Mos u dorëzoni para asnjë provokimi në ditët në vijim.”

Bideda përfundon me Macron që i propozon Putinit një samit të përbashkët me Biden.

Putin nuk e kundërshton propozimin, por ai vazhdimisht përmbahet nga caktimi i një date.

Fjalët e fundit ishin relativisht të përzemërta.

“Faleminderit në çdo rast Vladimir. Ne do të qëndrojmë në kontakt në kohë reale. Nëse keni diçka për të më thënë më telefononi”, tha Macron.

“Unë me të vërtetë ju falënderoj zoti President ” shprehet Putin në frengjisht.

Por para se të mbyllte telefonin, Putin bëri një deklaratë befasuese:

“Për të qenë i sinqertë, doja të luaja hokej mbi akull. Këtu po ju flas nga një sallë sporti para se të fillojë ushtrimet fizike. Por në fillim do të flas me këshilltarët e mi.”

Katër ditë më vonë, më 24 shkurt, Rusia filloi pushtimi e Ukrainës, një luftë që është ende e ndezur edhe pse Moska dështoi në qëllimin e saj fillestar të dukshëm për të marrë Kievin.

Etiketa: MacronMacron PutinPutin
Pas

Turizmi i vakët në Vlorë, pushuesit të zhgënjyer: S’ka as tualete, as dushe, shkojmë deri në shtëpi të mbarojmë punë

Para

Nuk pranon të dalë nga banesa ku rrinte me qera, 50-vjeçari kërcënon të hidhet nga kati i 5-të

Para
Vodhi xhiron ditore të karburantit ku punonte, arrestohet 38-vjeçari në Fier (EMRI)

Nuk pranon të dalë nga banesa ku rrinte me qera, 50-vjeçari kërcënon të hidhet nga kati i 5-të

Discussion about this post

 



Të Fundit

SHBA: “E papranueshme” ndërprerja e bashkëpunimit të Iranit me Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike

Temperatura rekord! Animacioni i NASA-s ilustron 15 ditët e tmerrit në Europë dhe në mbarë botën

Sulmi i Lautaros brenda familjes zikaltër, një lojtar i Interit pëlqen reagimin e Çalhanoglus

Spitali në Herson Goditet nga Artileria Ruse, tetë të Plagosur

Propozim global, OBSH kërkon rritje me 50% të çmimit të duhanit, alkoolit dhe pijeve me sheqer brenda 10 viteve

“Serbët nuk e duan Vuçiçin”, kriset miqësia e vjetër mes Rusisë dhe Serbisë

Hamas shprehet i hapur për armëpushim, por Netanyahu thotë se…

Kriza institucionale në Kosovë/ Kurti zotohet për angazhim mbi konstituimin, partitë kërkojnë votim të hapur

Sulmi rus shkatërron një spital në Kherson, plagos disa civilë

Partia e Lirisë kërkesë Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve për lejimin e takimeve dhe telefonatave

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.