4 ditë pas prishjes së ambienteve të përshtatura si dyqane, pranë Tregut Elektrik, mjetet e rënda dhe fadromat vazhdojnë punën për rrafshimin e vendit, ku sipas Bashkisë së Tiranës do të ndërtohet një lulishte që do ti shërbejë komunitetin aty rrotull.
Mirëpo dëmet më të mëdhaja pas kësaj prishje i kanë vuajtur në kurrizin e tyre dhjetra familje, të cilat ushqeheshin me aktivitetin që zhvillohej në treg.
Njëri prej tyre, Shkëlqimi shprehet në mikrofonin e Fax neës se nuk ka mundësi që të sigurojë një dyqan, pasi çmimet e qerave janë shumë të larta në këtë zonë.
“Pse ta lësh popullin në mes të rrugëve, futeni popullin në punë, që të ushqehet. Një gjë skandaloze që vetëm në këtë vend mund të ndodhet, kur bëhet një rregullim publik, më gjendet vendi mua.
230 tregtarë shumëzoje me sa persona ka familja, mua kjo nuk më duket normale. Na kanë marrë taksa rregullisht dhe tani nuk na përgjigjen.
Ende nuk kam gjetur vend që të hapë dyqanin, atje ku na kanë caktuar këta (pranë uzinës së autotratkorëve) nuk ka asnjë kusht, nuk ka energji, nuk ka banjo. Nuk kemi mundësi që të paguajmë 800 mijë lekë qira. Bashkisë i paguanim 60 mijë lekë, paguanim dhe rojen, mirëmbajtjen, dhe ia dilnim.
Jam i shokuar me këtë mënyrë! Thirrja ime është kjo, sa kohë që merr taksën, mos e lër popullin në mes të rrugëve”, shprehet një prej tregtarëve.
Tregtarët shprehen se kanë derdhur taksa për shumë vite në shtet, dhe tashmë janë hedhur në rrugë, pa ju dhënë asnjë zgjidhje të volitshme.
Discussion about this post