20:37 | 21/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

4 Erionët e rrugës që prodhuan Veliajn. ‘’Mos u merr me mafiozë”, më thanë

15:01 | 26/11/2018
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
ROZA PUTANA

Nga Agim Xhafka 

Sot u nisa drejt Korçës. Në mëngjes sapo i thashë mirëutakofshim rojes së garazhit më ze rrugën një makinë e Laçit. Bëhu pak më anash,i thashë, sa të kaloj. Më pa sikur isha vrasësi i babait të tij. Mos bëj fjalë, të lutem, më tha gruaja. Po zjeja, por heshta. Prita e pas plot 6 minutash erdhi e dashura e tij, vendosi një tufë me tulipanë prapa,përplasi derën e ata u nisën. Ne pas tyre.

Në tunelin e Qafë Krrabës rradhë e madhe makinash. Kishte aksident para. U futëm dhe ne në atë varg. Kur anash si predhë kalon një benz i madh e na del i pari. Nuk durova, hapa derën e i bërtita policit. Por ai as më ktheu kokën. Një burrë ngjitur me makinën time më këshilloi të mos merrem me mafiozët. Hyra në makinë..

Ecëm rehat deri te Qafa e Thanës. Aty ka plot lavazhe. Një çun i ri mbante një zorrë uji në dorë e lagte gjithë makinat që kalonin. E kishte si ftesë për t’u larë. I rashë borijes,i bërtita ta largonte ujin, por tamam në fund të fjalisë ma hodhi m’u para xhamit të parë. Ndalova e desha të zbrisja, kur m’ua afrua një çun, shoku i vet e më tha lere se ka pirë ca dopjo raki. Heshta, ika përpara.

Në rrugën para Maliqit më parakalon një fuoristradë,tamam atje ku tabela e ndalon,por për fat të keq atij para i del një maune e s’kish ku të shkonte,ngjitet me mua. U shmanga, gati dola nga rruga. U nxeha, por nuk i fola se iku si predhë e më la glasën.

Ndërkohë në radio dëgjoj se u rrit çmimi i ujit në Tiranë.

– Çfarë populli jemi kështu? Ujë s’kemi e çmimin e rritin. Veliaj as që merr mundimin të bëjë transparencë të problemit. Jemi pasivë sa më s’ka ,- foli gruaja. Dukej plot nerva. Aty nuk durova më, fola, por ama i nxehur.

-Pasivin gjithkush ta kërkojë te vetja,- ia nisa.- Katër Erionë na e nxinë jetën sot. Sa u nisëm një Erion na zuri rrugën. Hesht, më the. Në tunel na hyri një Erion pa rradhë. Lere se është i mafies,më tha dikush. Një Erion na lagu me zorrë uji . Heshtëm se ishte i dehur. Tani Erioni i fuoristradës për pak na çoi në Sharrë e nuk ndaloi as të na shihte se mos kishim nevojë për mjek. Kështu jemi si popull.

I vemë drynin gojës e Erionët bëhen bashkë,prodhojnë Veliajn që rriti taksat,shtrenjtoi biletën e urbanit ,shtoi për pensionistët një pagesë që e quan shkollore, po rrjep troje e po jep leje për kulla. Quan qenër e shpellarë të gjithë ata që duan informacion për aferat e tij. Askush nuk u ngrit, askush nuk foli se sharra nuk na ka mberritur ende në kockë. Por po e hëngrëm këtë herë atëhere bast që ai do na shesë dhe ajrin që thithim. E do na i quajë oksigjen i pylli orbital,jo helm Tirane.

Doja të vazhdoja,por e pashë që po grija kot. Ajo kishte vënë kufjet e dëgjonte Rita Orën. Bjeri legenit byrazer, i dhashë zemër vetes. E i rashë borijes kot, fare kot. Rruga ishte e lirë. Po hyja në Korcën time…

 

Pas

Deklaratat nacionaliste të Ramës, reagon ashpër deputeti: Pazarxhi, antishqiptar, serbomadh…

Para

ARRSH: U krye vlerësimi për 17 objekte me dokumente pronësie

Para
Skema korruptive në rrugën Tiranë-Elbasan, lirohet ish-drejtori i ARRSH-së

ARRSH: U krye vlerësimi për 17 objekte me dokumente pronësie

Discussion about this post

 



Të Fundit

“Putin po të vjen radha”, senatori amerikan: Trump do të sfidojë 3 superfuqi botërore me zgjedhjen e pamundur

Man.City siguron portierin e ri, Guardiola bën zgjedhjen 60 milionëshe në horizont…

Bankat edhe më ‘dorështrënguar’ me kredinë për shtëpi, tavanet për huanë për blerje banesë do frenojnë kredinë

Izraeli refuzon apelin e 25 vendeve për t’i dhënë fund luftës në Gaza: Hamasi është përgjegjës

SHBA dhe Britania bashkojnë forcat në sytë e Kinës, tregojnë “muskujt” në Paqësor

Greqia i vjen në ndihmë Shqipërisë, dy avionë Canadair ndihmojnë për shuarjen e zjarrit në Dukat

Përmet, zjarret rrezikojnë fshatrat Kutal dhe Kosinë

Kërkonte rikthimin në detyrë, KPA rrëzon kërkesën e prokurorit Saimir Bahiti

Shpërthen bombola e gazit në Fier, dy të lënduar

Zvicra planifikon të modernizojë rreth 8000 bunkerë të vjetër në të gjithë vendin

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.