Rreth 4 hektarë toka janë përfshirë nga flakët pasditen e sotme në fshatin Drenovicë të Beratit. Po kështu banorët po mundohen të shuajnë zjarrin me mjete rrethanore, por e kanë të pamundur sepse ai po përhapet me shpejtësi edhe për shkak të erës, shkruan Jeta Osh Qejf.
Mendohet se zjarri është vënë qëllimisht për të hapur kullota për bagëtinë, ndërsa zjarrfikësja nuk duket gjëkundi edhe pse është njoftuar prej më shumë se një orë.
“Prsh JOQ. Ka rënë zjarr në fshatin Drenovicë të Beratit, janë mbledh banorët për ta fikur, por nuk po munden. Nuk rrezikojnë familje, rrezikojnë vetëm vreshtaritë me ullinj, rreth 4 hektarë. Mendohet se zjarri është vënë për të hapur kullota për bagëtinë, zjarrfikësja ende s’ka ardhur”, shkruan një banor për Jeta Osh Qejf. (J.V/Shuplaka)