4 makina me vlerë rreth 1 milionë Euro janë sekuestruar së fundi në kryeqytet. Kjo pasi ato mendohet që të jenë përfituar si rezultat i trafikimit. Lajmi është bërë i njohur nga ana e Policisë së Tiranës.
Vijon zbatimi i planit të masave “Vjeshtë 2017”.
Sekuestrohen 4 automjete të blinduara me një vlerë rreth 1 milion euro.
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë në kudër të planit të masave “Vjeshtë 2017”, sekuestroi 4 mjete të blinduara :
– Automjet tip “Audi”, ngjyrë e zezë.
– Automjet tip “Benz Mercedes”, ngjyrë e zezë.
– Automjet tip “Audi”, ngjyrë e zezë.
– Automjet tip “Mercedes Benz”, ngjyrë e zezë.
Automjetet e sekuestruara sipas vlerës së tregut kapin shumën rreth 1 milon euro.
Këto automjete dyshohet të jenë të trafikuara.
Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Tiranë për veprën penale “Trafikim i mjeteve motorrike” dhe “Pastrim produktesh të veprës penale”.
(E.K/SHUPLAKA)