Prej disa ditësh Policia po zhvillon një operacion ndaj makinave të luksit. Vetëm dje në kryeqytet u sekuestruan 4 makina me vlerë totale 1 milionë euro.
Mirëpo sipas asaj që thotë “Report Tv” burime të SHISH pohojnë se 4 makinat dyshohet se janë të bandës së Emiljano Shullazit.
Tre prej makinave janë të trafikuara nga vendet e BE, njëra prej të cilave është me targa të falsifikuara. Njëra prej makinave të blinduara përdorej nga shtetasi me inicialet P.S. Informacioni për makinat e blinduara u dha nga SHISH duke sjellë bllokimin nga policia e shtetit dje.
(E.K/SHUPLAKA)