51% e totalit të kredisë të dhënë nga sektori bankar deri në fund të vitit 2024, për individët dhe bizneset, është dhënë për blerje banesash ose pasuri të tjera të paluajtshme.
Stoku total i kredisë në fund të vitit 2024 rezulton 779.5 miliardë lekë, ose afro 7.9 mld euro, ku kredia për biznesin vijon të zërë peshën kryesore me 60.3%, ndërsa pjesa tjetër është kredia për individët.
Ne raportin e fundit te nxjerre nga Banka Qendrore, deri në fund të vitit 2024, bankat kanë dhënë 400 miliardë lekë, ose 4 miliardë euro kredi për biznesit dhe individët për blerje pronash.
Ecuria flet për rritje te ndjeshme te saj, gjate dy viteve te fundit, çka detyroi Bankën e Shqipërisë që të ndërhyjë me disa kufizime rregullatore për kredinë hipotekore.
Në bazë të këtyre ndryshimeve, nga 1 korriku 2025 kreditë bankare për shtëpi do të kenë tavan në raport me vlerën e financimit për banesën, si edhe një tavan për kredinë në raport me të ardhurat e kredimarrësit.