Një punonjës i rafinerisë në qytetin e Fierit ka hypur në oxhakun e ndërtesës,në një lartësi prej 40-50 metra, nga ku kërcënon se do të hidhet ndërkohë që punëtorët po zhvillojnë për të disatën herë protestën për mosmarrjen e pagave prej disa muajsh.
Punonjësi i Uzinës së Përpunimit të Naftës në Fier, i identifikuar si Agim Myrdini, mësohet se ka katër muaj që nuk është paguar.
Nga të dhënat e deritanishme, mësohet se punonjësi 59-vjeçar që ka hypur në oxhakun e rafinerisë ka në dorë një shishe benzinë teksa kërcënon se do të hidhet.
Agim Myrdini, baba i gjashtë fëmijëve jetimë, është një ndër punonjësit më të vjetër të rafinerisë, i cili mësohet se punon aty prej 30 vitesh.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë që po negociojnë me naftëtarin për të zbritur poshtë. (XH.A/SHUPLAKA)