Një ngjarje e rèndë është shënuar 3 netë më parë në fshatin Gjoricë e Poshtme të Bulqizës, por që vetëm sot është bërë publike. 4 persona të maskuar dhe të ármatosur bëjnë me dije burime për Faxweb.al se kanë hyrë në një lokal të fshatit ku gjendeshin rreth 20 persona, ndërsa kanë dhùnuar rèndë një 25 vjeçar.
Kjo ngjarje bëhet e ditur nga një banor, i cili është edhe anëtar i pleqësisë së fshatit. Gëzim Miftari thotë se mes personave që panë tèrror ka qenë edhe djali i tij në lokal. Ai tregon se katër persona të ármatosur me ármë automatik dhe pistoleta, të maskuar, janë futur në lokal. Njëri prej tyre ka bërë rojë tek dera ndërsa 3 të tjerët kanë hyrë brenda duke kërkuar që të gjithë të zvarriten në tokë.
Ata që kanë qenë brenda kanë dhùnuar rèndë një djalë 25 vjeç me inicialet F.A duke e goditur me qytën e ármës. Pasi e kanë dhùnuar ata janë larguar ndërsa personat e gjendur aty kanë transportuar të riun në spitalin e Dibrës në gjendje të rèndë shëndetësore.
Ai dhe banorët e tjerë të fshatit Gjoricë e Poshtme kërkojnë që autorët të árrestohen pasi kanë ushtruar një tèrror të madh, duke frikësuar të gjithë fshatin, ndërkohë që ajo që është dhe më alármante është heshtja e deritanishme e pòlicisë për këtë ngjarje.
(E.K/Faxweb.al)
Discussion about this post