OFL zbarkon në qytetin e Vlorës, iu kërkohet deklarimi i pasurisë Edison Begajt, Elton Çobos, Tesilian Bashos dhe Luan Kananit, të dënuar brenda dhe jashtë vendit për vepra të r.ënda penale.
Njoftimi i Policisë: Vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020. Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krím të organizuar apo kríme të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrím për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:
– E. B., banues në Vlorë, i cili rezulton të jetë subjekt i Aktit Normativ, pasi Gjykata e Apelit të Krímeve të Rënda Tiranë e ka dënuar përfundimisht me 7 vite e 6 muaj bùrgim, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e nárkotikëve” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e municioneve luftarake”;
– E. Ç., banues në Vlorë, i cili rezulton të jetë subjekt i Aktit Normativ, pasi është dënuar në Itali për veprën penale “Trafikim i lëndëve nárkotike” dhe është bërë njohja e vendimit penal nga Gjykata e Vlorës, në vitin 2019; – T. B., banues në Vlorë, i arrestuar dhe nën hetim për veprën penale “Shtrëngim për dhënie të pasurisë”; – L. K., banues në Vlorë, subjekt i Aktit Normativ, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë e ka dënuar me 5 vite bùrgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve nárkotikëve”;
Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrím, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.
OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krími, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special. OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.