Katër persona të maskuar kanë grabitur dhe kërcënuar me armë një çift të moshuarish në banesën e tyre në Vlorë.
Grabitësit kanë vjedhur një shumë lekësh dhe bizhuteri. Kjo ngjarje ka ndodhur në zonën Plazhit të Vjetër në Vlorë. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton rreth kësaj ngjarjeje.
“Shuplaka” mëson se njëri prej tyre i ka rënë ziles së baneses dhe dy të tjerë janë futur nga dritarja. Njëri nga të katert grabitesit ka patur dhe armë me vete duke i kërcënuar.
Po kështu një tjetër grabitës i terrorizonte në dhomë dy të moshuarit dhe mbante me vete një levë. Shuma e vjedhur arrin 200 mije lekë të vjetra ndërkohë që ju kanë vjedhur dhe bizhuteri. Të moshuarit nuk janë lënduar fizikisht.
DETAJE:
më datë 09.10.2017, Salla Operative Vlorë njoftohet prej shtetasit R.O., se i kanë hyrë në banesë tre shtetas të cilët nën kërcënimin e një arme zjarri i kanë vjedhur disa sende të ndryshme. Ngjarja ka ndodhur në lagjen ” 1 Maj”, në banesë ka qënë shtetasi R.O., 81 vjeç sëbashku me bashkëshorten e tij shtetasen S.O., 75 vjeçe, kur kanë hyrë tre shtetas ende të paidentifikuar dhe nën kërcënimin e armës së zjarrit kanë marrë (vjedhur) në banesë disa sende të ndryshme si varëse, dy aparate celular dhe një shumë vlerash monetare. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kësaj ngjarje.(J.V/Shuplaka)