17:06 | 28/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

4 të arrestuar, 23 të proceduar dhe 3 në kërkim/ Policia ”shuan” me pranga protestën e banorëve të Astirit

10:01 | 08/05/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Pamje tronditëse, si u dhunuan banorët e Astirit nga Policia. U lanë të shtrirë në rrugë

Policia e Shtetit në një njoftim të shpërndarë për mediat, thotë se ka nisur procedimin penal për 23 banorët e Astirit që protestuan dje paradite.

Po ashtu Policia shpall arrestimin e 4 personave, mes tyre dhe Klevis Balliu, pasi sipas pretendimeve kanë ushtruar dhunë dhe kanë kundërshtuar punonjësit e policisë. Po ashtu janë shpallur në kërkim dhe 3 persona të tjerë.

Duket se Policia e Shtetit po përpiqet që të shuajë me çdo formë protestën e banorëve të Astirit që prej 6 muajsh kanë dalë në rrugë në mbrojtje të pronave të tyre.

Gjatë ditës së djeshme, si pasojë e dhunës së policisë disa prej banorëve përfunduan në spital, me shenja helmimi dhe djegieje në fytyrë.

Njoftimi i policisë:

30 të proceduar për aktet e dhunës në ditën e djeshme

Policia e Tiranës nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë ka arrestuar 4 shtetas, për veprime të dhunshme mbi Policinë dhe shkatërrimin e pronës, ditën e djeshme në zonën e Unazës së Re.

Veprimet proceduriale janë kryer në bazë të një analize të pamjeve filmike, raport shërbimeve, si dhe provave të tjera të mbledhura nga grupi hetimor.

Janë proceduar në gjendje të lirë dhe 23 persona të tjerë, si dhe 3 janë shpallur në kërkim.

Për sulmet dhe veprimet e dhunshme mbi punonjesit e policisë janë arrestuar shtetasit:

– K.B., 30 vjeç, banues në Tiranë

– L.M., 42 vjeç, banues në Tiranë

– S.H., 34 vjeç, banues në Tiranë

– E.S., 41 vjeç, banues në Tiranë.

Po punohet për identifikimin, kapjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë që kanë kryer veprime të dhunshme gjatë protestës së djeshme.

Materialet proceduriale do t’i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme për veprat penale ”Kundërshtim me dhunë të punonjësit të rendit publik”, “Goditje për shkak të detyrës”, “Organizimi dhe pjesmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme”, ”Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, “Prishja e qetësisë publike” dhe “Shkatërrimi i pronës”.

(E.K/FAXWEB.AL)

Etiketa: 30 te proceduarbanoret e ASTIRITprotesta e Astirit
Pas

Mjekët japin alarmin: Hiqeni sa më shpesh bebelinën, shkakton probleme serioze të lëkurës

Para

Ditëlindja që nuk ndali gjithë ditën, Arbana Osmani dhe i dashuri nuk ndahen nga njëri-tjetri (Foto)

Para
Ditëlindja që nuk ndali gjithë ditën, Arbana Osmani dhe i dashuri nuk ndahen nga njëri-tjetri (Foto)

Ditëlindja që nuk ndali gjithë ditën, Arbana Osmani dhe i dashuri nuk ndahen nga njëri-tjetri (Foto)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Beogradi i përfshirë nga protestat masive, Vuçiç: Shteti do mbrohet, qoftë me dhunë

Avioni Yak-18T rrëzohet jashtë Moskës, 4 persona humbin jetën

Ukraina godet me dronë bazën ajrore ruse në Krime, shkatërrohen helikopterë dhe sisteme kundërajrore

Albpetrol reagon për ndotjen në Gorisht-Kocul: Po rehabilitojmë ndotjet e trashëguara, mbrojtja e mjedisit në fokus

Presidenti Begaj në Kalabri: Arbëreshët janë ura shpirtërore mes Shqipërisë dhe Italisë

Konstituimi i Kuvendit, Kurti takon krerët e partive politike

Valë e të nxehtit përfshin Evropën Jugore, alarm për temperatura ekstreme dhe rrezik zjarresh në disa vende

Ky kanton në Zvicër nga shtatori 2025 do të ndalojë përdorimin e telefonave në shkolla

E djathta ekstreme kundër paradës së LGBTQ+, bllokon urën e Budapestit

Deklaratat e Putinit mbi marrëdhëniet SHBA-Rusi, ja si i vlerëson Trump

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.