Katër persona të dyshuar se po përgatitnin një atentat terrorist në emër të grupit të Shtetit Islamik u arrestuan në Gaziantep, në juglindje të Turqisë.
Sipas agjencisë së lajmeve ‘Dogan’, policia ka sekuestruar gjithashtu 150 kilogramë eksploziv, dy kallashnikov si dhe shumë municione.
Sipas policisë personat e arrestuar kishin marrë urdhra nga kreu i Shtetit Islamik në veri të Sirisë për kryerjen e një atentati në Turqi. Ky operacion ndodhi një muaj pas atentatit që shkaktoi 39 të vdekur në një disko në Stamboll natën e Vitit të Ri. (J.V/Shuplaka)