Zbardhen fotografitë e 4 personave të ndaluar gjatë aksionit të djeshëm të policisë në Elbasan.
Këta persona dyshohet se kanë ndihmuar autorët e grabitjes në Rinas, si dhe kanë modifikuar furgonin që kishte mbishkrimin hetimi tatimor në ngjarjen e ndodhur në 9 Prill në Rinas.
Ndërkohë që në qytetin e Elbasanit edhe mëngjesin e sotëm janë realizuar kontrolle të shumta në disa prej banesave, ku mendohet se janë në pronësi të personave të dyshuar. Në një prej banesave është sekuestruar një kopmjuter.
Po ashtu kontrolle po kryhen dhe në zonën e Fushë-Krujës, nga ku dyshohet se disa persona kanë ndihmuar grabitësit që të largohen, duke iu siguruar mjete.
Tre të rinj nga Elbasani dhe një tjetër nga Kruja, që të gjithë me lidhje të forta me të arrestuar të mëparshëm te grupit Murataj e Kupa dhe grupin e Klement Çalës janë të dyshuarit kryesor, si bashkëpunëtorë të grabitësve të dhunshëm që hynë në aeroportin e Rinasit dhe rrëmbyen prej andej mbi pesë milionë euro.
Çala ka qenë i akuzuar nga Greqia për grabitjen e 1 milionë eurove bashkë me Admir Muratajn te Bankës Kombëtare Greke në qendër te qytetit te Larises dhe është shpallur në kërkim që prej vitit 2013.
Prokuroria ka dyshime që mund të ketë qenë pjesë e grupit edhe në grabitjet që ndodhën në Rinas, por megjithatë, për të nuk ka ndonjë provë konkrete, vetëm dyshime.
Gjithashtu, Çala është ndër pjesëtarët e grupit të Ilir Kupës që u arratisën nga burgu i Trikallës në Greqi.
Ai së bashku me Ilir Kupën dhe Admir Muratajn kaluan kufirin e gjelbër dhe u fshehën në Shqipëri. Mirëpo, Klement Çala është arrestuar më parë në Vlorë, por mbetet mister se si është liruar nga gjykata me gjithë akuzat e ngritura ndaj tij.
Arrestimi në Vlorë më 29 qershor 2015
Klement Çala u arrestua ne Vlore me dt 29 qershor 2015. Në momentin e arrestimit, Çala ishte duke drejtuar një automjet tip “Benz” me targë, AA 447 KO. Ai braktisi mjetin dhe tentoi te largohej me vrap, por u neutralizua nga efektivet e policisë, te cilët kishin rrethuar vendin ku u be ndërhyrja.
Në momentin e kapjes ai iu prezantua Policisë si shtetas kosovar me identitetin Semir Koca, i cili dispononte një Pasaportë dhe një ID, me të njëjtin emër që i përkasin Republikës së Kosovës.
AKUZAT
Klement Çala u arratis nga Burgu i Trikallas në Greqi, së bashku me Ilir Kupën dhe disa persona të tjerë në vitin 2013-ën. Autoritetet Greke e kane shpallur në kërkim Ndërkombëtar pasi e akuzojnë (në mungesë) për:
Pjesëmarrje në organizatë kriminale me qëllim përfitime financiare me përdorimin dhe mbajtjen materialeve shpërthyese dhe armëve; grabitje me armë në bashkëpunim; vjedhja e objekteve të vlerave të larta nga institucionet financiare; vjedhje/grabitje në bashkëpunim dhe në mënyrë të përsëritur; tentativë vrasje në kuadër të konkurrencës kriminale në bashkëpunim; etj.
Nëse akuzat e ngritura nga shteti Grek vërtetohen nga autoritetet greke, ky shtetas rrezikon dënimin maksimal të mundshëm “burgim të përjetshëm” për veprat e mësipërme.
Së fundmi dosjes së tij i është shtuar edhe përfshirja në grabitjen e 9 prillit në Tiranë. Edhe i vëllai i tij, Eldi Çela është në kërkim, sëbashku me një të tretë, por të forta ngelen dyshimet edhe për një shtetase që shikohet si ndihmëse e grupit.
Të prangosurve, më i riu i moshës 25 vjeç dhe më i madhi 38 vjeç, mbi të dyshuarit do t’ju rëndojë edhe vepra e vrasjes se efektiveve të policisë së mbetur në tentativë
I pari që do dalë të martën para Gjykatës është Alkond Bengasi që është kushëri i Klement Çalës. Ai akuzohet për grabitje, grup të strukturuar dhe armëmbajtje dhe prodhim municionesh.
Prokuroria dyshon se i kërkuari Eldi Çela, vëllai i Klement Çalës kishte marre me qera një servis ne qytetin e Elbasanit, në të cilin dëshohet aty ishte modifikuar furgoni që hyri ne aeroport.
I dyshuari tjetër Oltion Veseli është kushëriri i Ernest Kupës, i dënuar nga gjykata për grabitjen e armatosur të blindave përgjatë aksit Tiranë-Rinas, edhe dy të rinjtë e tjerë njihen si krahu i Klement Çalës.
(F.GJ/FAXWEB.AL)