Zëvendëskryeministri Erion Braçe është i pari nga qeveria për masakrën e ndodhur në Velopojë, ku si pasojë e përplasjes mes dy familjeve për zonën e rërës dhe shezloneve, humbën jetën katër persona.
Pa shprehur qoftë edhe një ngushëllim për familjet e viktimave, Braçe gjen kohën që të bëjë politikë, dhe të thojë që fajin për situatën e kanë ata që thotë se plazhin e menaxhon më mirë privati sesa shteti.
Postimi i plotë i Braçes:
30 VITE QE NA MBYTEN ME:
PRIVATI E MENAXHON ME MIRE ATE QE ESHTE E SHTETIT!
Keshtu thone per tokat shteterore,
keshtu thone per kullotat, keshtu thone per pyjet,
keshtu thone per ujrat, keshtu thone per bregun,
keshtu thone per detet e liqenet, lumenjte;
Keshtu thane per fabrikat dhe i shkaterruan,
keshtu thane per hidrocentralet dhe i shiten,
keshtu thane per ndermarrjet bujqesore, serat ne to dhe
i rrafshuan, keshtu thane per bregdetin dhe e mbollen me ndertime pa leje, vazhdojne akoma;
Keshtu thane edhe per plazhet dhe
thjesht i zaptojne duke treguar forcen me shtetin e njeri tjetrin;
Edhe kur i marrin me leje i vene cmimin e luksit nje cadre apo pa turp ja shesin te tjereve duke bere si zot me bregun e shtetit!
TANI ESHTE KOHA QE SHTETI TE MARRE ATE QE KUDO NE BOTE ESHTE E SHTETIT, ATE QE ESHTE PUBLIKE,
TA MENAXHOJE NE NJE MENYRE, E VETMJA:
TE SHERBEJE PER QYTETARET,
VENDAS E TE HUAJ, SI KUDO!
Pjesa tjeter ka te bej me ate qe thashe dy muaj te shkuar;
BETEJA ME ARMET DHE TE ZOTET ESHTE CESHTJE VULLNETI E INSTITUCIONEVE NGA POLICIA TEK PROKURORIA E GJYKATA; LIGJI ESHTE, I ASHPER MADJE!
Nderkohe, lexova postimet e dy udheheqesve te larte qe jetojne brenda ketij realiteti, madje jane mbreter te tij;
JANE PJESE E URREJTJES DHE GRABITJES KOMBETARE NDAJ GJITHCKAJE PUBLIKE,
NE FILLIM NE QERRET E TANI NGA HAMALLAJ NE LALEZ!
Sarajet e tyre flasin dhe nga sarajet e tyre nuk bejne dot gjyq!