Katër vendet arabe, Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Egjipti dhe Bahrejni që po udhëheqin sanksionet kundër Katarit gjatë një deklaratë të lëshuar të premten kanë paralajmëruar se do të ndërmarrin masa të reja kundër tij.
Në një listë prej 13 kërkesash ata kanë kërcënuar me sanksione të mëtejshme nëse Katari nuk i përmbush ato.
Në mesin e kërkesave kanë qenë: ndalimi i financimit të terrorizmit, mbyllja e rrjetit televiziv Al Jazeera, ndërprerja e shumicës së lidhjeve me Iranin dhe mbyllja e një baze ajrore turke.
Ndërkohë Departamenti amerikan i Shtetit tha se Sekretari i Shtetit, Rex Tillerson, do të udhëtojë në rajon, në përpjekje për të ndërmjetësuar zgjidhjen e konfliktit. (S.SH/Shuplaka)