Marjeta Sefullaj, një grua që thotë se ka 27 urdhër mbrojtjeje, vendos të thyejë heshtjen për të denoncuar dhunën nga bashkëshorti. Ky i fundit ndodhet në burg i dënuar me 4 muaj heqje lirie, ndërsa nëna e dy fëmijëve nuk ka një çati mbi kokë. Sefullaj tregon për Fax News dramën e saj, por ka edhe një mesazh të fortë për gratë dhe vajzat e dhunuara.
Rrëfimi i plotë:
Do paraqes disa nga situatat që kanë ndodhur me mua, dua të ngushëlloj familjen e Sabrinës për atë që ka ndodhur, u ngrita për të thënë stop dhunës në familje. Problemet e mia kanë nisur përpara 4 vitesh, unë mora masën të largohem nga banesa, mora dhe urdhër mbrojtje, për të mos rrezikuar fëmijët unë vendosa të largohem, ish-bashkëshorti im nuk më jepte divorcin, urdhëri i mbrojtjes nuk më ka vlejtur.
Kam marrë mbi 27 urdhër mbrojtje, që nuk duhet të më merrte, edhe kur nuk isha në një ambient me të, nuk bëja një minutë të qetë. Kanë qenë psikolog me emër që kanë abuzuar me fëmijët e mi, i kam çuar videot dhe në Gjykatë, zonja përdorte fëmijët kundër meje, djali jeton me mua në Tiranë, jetojmë në biznesin që unë punoj. Banesa është e bërë nga të dy ne, dhuna ka qenë e pandërprerë. Më kanë sorrollatur, më kanë torturuar, të jesh viktimë nga familja nuk është asgjë përpara se të jesh viktimë nga shteti.
Në rajonin 1 eksperti më ka cituar të vdekur, më kanë përcjellë, është një gjë që më ka lodhur, më kanë torturuar. Kur shkoja në rajone shihja nëna me fëmijë që flinin në karrige, i shihnin në mënyrë ordinere. Punonjësi i policisë në Shijak ulej mbi tavolinë sikur të ishte duke bërë striptizëm.
Bashkëshorti u arreastua në datën 4 Gusht të këtij viti, i vetmi që smë ka mbyllur telefonin është shefi i komisariatit numër 4 në Tiranë, Gjovalin Loka i cili është i vetmi që më është përgjigjur. E kanë dënuar me vetëm 4 muaj burg, ai më merrte në telefon dhe më kërcënonte, nuk më lejonte që të shkoja në banesë, jetoj bashkë me djalin në një ambient shumë të vogël.
Asgjë nuk kam më të sigurtë nëse ai do të largohet, i jam drejtuar dhe ministrit të drejtësisë, kam shkuar në SPAK që të denoncoj prokurorët. Në momentin që një femër i drejtohet komisariatit të policisë, dhe ndihma nuk i jepet ti e kthen atë sërish në viktimë të dhunës. Sa gra kemi që kanë vrarë mendjen nga burrat, sa kanë braktisur fëmijët dhe kanë ikur.
Kam djalin e mitur, është vetëm 15 vjeç dhe deri para një muaji është endur në rrugët e fshatit, ku ka parë njerëz me drogë dhe me armë, unë ia kam thënë këtë dhe prokurorit, që djalin po ma bëni mezor kriminel. Fëmija ime për pak desh më iku, para pak ditësh ka ndodhur një situatë, ku në Maminas ka shkuar një makinë luksoze, dhe desh ka therur djalin tim për një sherr Instagrami.
Gjithçka e kam bërë vetë, nuk më ka ndihmuar asnjë njeri, asgjë më tepër se 30 mijë lekë të vjetra, që më kanë dhënë në 4 muajt e fundit. Vendosa të flasë se kur pashë sytë e Sabrinës kam humbur ekuilibrin, pasi kam menduar sytë e vajzës sime, nëse ne nuk ngrihemi për këto fëmijë që mbeten rrugës, për këta gjyqtarë që paguhen dhe nuk bëjnë punën. Unë jam goditur nga dy punonjës poilicie, duhet të ngrihemi për gjënë më të shtrenjtë që është jeta.