Para 4 vitesh ylli i Formula 1, Michael Schumacher pësoi një aksident të tmerrshëm duke bërë ski dhe tani ndodhet në gjendje të rëndë shëndetsore pasi për asnjë moment nuk ka mundur të dalë nga koma. Në të vërtëtë askush nuk e di si është gjendja e tij reale, ama të gjithë besojnë, megjithëse nga shtëpia e tij nuk ka asnjë lajm zyrtar.
Një nohës i mirë i botë se Formula 1 dhe fans i pilotit Michael Schumacher, Umberto Zapelloni, shkruan se: “Kanë kaluar katër vjet,që nga, festat e Krishtlindjeve tragjike në të cilën Michael Schumacher ishte viktimë e një aksident me ski. Që atëherë familja e kampionit të botës shtatë herë kampion të Formula 1 kurrë nuk kanë dhënë informacion në lidhje për kushtet e tij shëndetësore.
Të vetmin lajm në mënyrë indirekte e ka dhënë avokatja e shtëpisë, Herr Damm, që ka pranuar se Schumacher nuk mund të ecë.
Pastaj asgjë më shumë, përveç thashethemeve dhe thashethemeve që kurrë nuk kanë gjetur konfirmim apo mohim. Umberto Zappelloni, zëvendës drejtor i Gazzetta dello Sport dhe ekspertëve për motorët, shprehet se “unë e kuptoj privatësinë në këtë rast, pasi siç e dimë Schumi ka qenë shumë vetëmbrojtës për familjen, shumë i rreptë të privatësinë e tij. Por ky është një tjetër diskutim. Jam i bindur që tifozët meritojnë të dinë të vërtetën për gjendjen e tij shëndetësore. Ata, kur ai fitonte, por edhe kur humbte kanë qenë familja e tij e madhe. Nuk kërkoj foto, por vetëm një buletin mjekësor që të tregojë si është njeriu që më 3 janar mbush 49 vjeç dhe që nga 2014 nuk mund të festojë ditëlindjen e tij. Kërkoj një motiv për të thënë një lutje më shumë”.(M.Q/Faxweb)