Kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së Luan Rama është përgjigjur për deklaratën e Monika Kryemadhit përsa i përket numrit të deputetëve që LSI mund të marrë në zgjedhje. Kryemadhi është shprehur vetëm pak ditë më parë se LSI do të marrë 40 deputetë në zgjedhjet e qershorit.
Luan Ramanë lidhje me numrin e deputetëve,u shpreh se nuk kanë rëndësi numrat dhe se ai është qëndrim i zonjës Kryemadhi. Ai më tej u shpreh se për këtë mund të pyetet Kryemadhi kur të vijë në parlament.
“Sigurisht që jemi në koalicion dhe jemi shumë të përgjegjshëm dhe korrektë, jemi shfaqur si partnerë, dhe do të thotë të dëgjosh, të pyesin dhe të pyesësh. Nuk kam asnjë interes se kush kandidon. Është një reflektim i vonuar i Z.Braho tërësisht i tij, nga ky qëndrim LSI distancohet sepse ne nuk e kushtëzojmë partneritetin edhe në koalicion me PS nga fakti se sa faktorë apo aktorë përfshihen, nga ana tjetër ne çmojmë përfshirjen e partive të tjera politike. Të vijë 1 prilli pastaj… Nuk është ky problemi themelor i angazhimit politik, nuk ka rëndësi numrat, ai është qëndrim i zonjës Kryemadhi, mund ta pyesni se do vijë në Kuvend. Problem prioritar është çështja e zgjedhjeve. “, u shpreh Rama. (J.V/Shuplaka)