“40 euro për seks me prostituta e transgjinorë”, arrestohet kapoja shqiptar (VIDEO)
Policia italiane ka goditur një rrjet prostitucioni dhe ka vënë në pranga kreun e grupit që ishte shqiptar. Mësohet se i arrestuari është një 22-vjeçar shqiptar mirëpo nuk bëhet i ditur identiteti i plotë i tij. Së bashku me të është arrestuar edhe një 28-vjeçare domenikane.
Mediat italiane shkruajnë se rrjeti vepronte në zonën e Aquilas në Itali. Zbulimi i rrjetit u bë i mundur pas hetimeve të policisë së Aquila-s, pasi në një apartament në këtë zonë është raportuar një prezencë e madhe e njerëzve në çdo orë të ditës e natës. Nga hetimet ka rezultuar se dy të rrinjtë e arrestuar kishin ngritur “një agjenci të vërtetë prostitucioni”
Sakaq, referuar të dhënave të policisë, 22-vjeçari shqiptar dhe 28-vjeçarja domenikane u siguronin vajzave dhe personave transgjinorë, apartamentin për t’u prostituuar kundrejt një pagese prej 40 euro në ditë. Madje, thuhet se në këtë çmim, përfshihen edhe linja telefonike dhe adresa në internet, për të kontaktuar me klientët. Për më tepër, një tjetër shërbim i ofruar ishte mbrojtja fizike e prostitutave.
Mediat italiane raportojnë se detyra e vajzës domenikane në këtë grup ishte organizimi, monitorimi dhe kontrolli i prostitutave në banesë, “duke inkurajuar prostitucionin dhe reklamuar performancën me klientët, si dhe të paralajmëronte prostitutat për praninë e policisë në afërsi të banesës”.
Mësohet gjithashtu se gjatë kontrollit të ushtruar në apartament, policia sekuestroi telefona celularë, që përkonin me adresa të abinuara me adresa në internet që përdoreshin për aktivitetin e prostitucionit. Madje edhe 190 prezervativë, për t’i vënë kapakun. (D.D/Shuplaka)