Në listën me emrat e deputetëve që kanë marrë lekë për karburantë në muajin prill kur e gjithë Shqipëria ishte në izòlim nga korònavirusi përfshihet edhe deputeti Adriatik Alimadhi.
Në atë periudhë ka qenë i shtruar në spítal pasi po lùftonte me sèmundjen e kòronavirusit. Ndonëse ishte i intubuar në spitalin Còvid, ka marrë përfitimet e të qenit deputet dhe rezulton se mori 40 mijë lekë të reja për karburantin e makinës.
Aktivisti Genc Sejko ka shpërndarë fotografinë e Alimadhit nga krevati bashkangjitur me listën duke bërë pyetjen ironizuese: “Sa karburant harxhon Adriatiku për të shkuar nga shtrati në banjo?”
Discussion about this post