“Do na dorëzosh 40 mijë dollarë. Në të kundërt do të publikojmë videon tënde të seksit”: Një biznesmen me shtetësi amerikane, pronar i një kompanie me aktivitet në Shqipëri, është shantazhuar pas marrëdhënies intime jashtëmartesore me një studente në Tiranë.
Biznesmeni amerikan është joshur seksualisht nga e reja, që i është prezantuar fillimisht si përfaqësuese e një kompanie të ngjashme me të tijën. Në të vërtetë, vajza, që ka dhënë emrin e rreme, Joana V. ka qënë karremi për ta future atë në kurth për t’i zhvatur para.
Autorët e skenarit kundër amerikanit W.C. kanë qënë dy djem dhe dy vajza, miq mes tyre, student në fakultete të ndryshme në Tiranë.
Ata kanë gjetur dakortësinë e së katërtës me iniciale I.S. për joshjen seksuale të biznesmenit dhe për kryerjen e marrëdhënies seksuale me të, madje edhe duke e ditur se do të filmohej. Ngjarja ka ndodhur në muajt maj-qershor 2013 në kryeqytet, procedimi ndaj katër të akuzuarve nisi në vitin 2015.
Raporti me Joanën ka ndodhur në një hotel X në rrugën “Irfan Tomini në afërsi të pallatetit me shigjeta. Ata janë ngjitur në dhomën 206 ku ka dhe kanë kryer marrëdhënie seksuale. (E.K/SHUPLAKA)