Ka një lajm që është bërë viral kohët e fundit në mediat kosovare dhe jo vetëm.
Mediat në Kosovë kanë publikuar fotografi të një autobusi të mbushur me femra dhe që të gjitha kanë të njëjtin emër. Bëhet fjalë për 40 vajza dhe gra që quhen Saranda dhe që janë nisur në drejtim të Sarandës.
Pak ditë më parë, 15 vajza me një emër të tillë janë mbledhur në Prishtinë për një kafe dhe numri është rritur shpejt.
Ato do të jenë pjesë në Sarandë në një aktivitet për nder të 10 vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Duhet thënë se shumë persona në Kosovë mbajnë emra të qyteteve të Shqipërisë, si Berat apo Vlora dhe Saranda.
E ku ka më bukur 40 Saranda që shkojnë në Sarandë. (E.K/FAXWEB)
bravo Saranda