Krujë gjendet i vdekur në banesë një 40 vjeçar. Viktima është Tonin Dobrozi. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Bilaj të Fushë-Krujës. Sipas policisë viktima mund të ketë tre ditë që ka vdekur, por nuk është gjetur nga njeri pasi jetonte i vetëm në banesë.
Ai ishte ndarë nga gruaja dhe kishte dy fëmijë, të cilët jetonin me mamanë e tyre. Po sipas burimeve policore atij nuk i janë gjetur shenja dhune në trup.