Policia ka shpallur në kërkim shtetasin K.F, 40 vjeç, banues në Dibër. Mësohet se ky shtetas gjatë procesit të votimit për zgjedhjet e pjesshme vendore, ka goditur me sende të forta shtetasin Q.S, 56 vjeç i cili po ushtronte detyrën e tij si Sekretar i Komisionit të qendrës së votimit nr 1132.
Sipas informacioneve të siguruar nga Fax News, i shpallur në kërkim është shtetasi Kudret Ferruku 40 vjeç simpatizant i Shtëpisë së Lirisë, nuk ka qenë pjesë e komisionit të QV dhe ka goditur me sende të forta sekretarin e qendrës së votimit Qemal Spahiu i PS.
Ky shtetas bashkë me dy kushërinj të tij ganë goditur edhe kryetarin e grupseksionit të PD më herët.
Njoftimi i Plotë:
Dibër
Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Dibër u bë shpallja në kërkim policor dhe po punohet për kapjen e shtetasit K. F., 40 vjeç, banues në njësinë Administrative Melan, Dibër.
Ndaj këtij shtetasi ka bërë kallzim shtetasi Q. S., 56 vjeç, banues në njësinë Administrative Melan, (Sekretar i Komisionit të qendrës së votimit nr 1132), se jashtë ambienteve të kësaj qendre e ka goditur me mjete të forta.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprën penale “Kanosja apo dhunimi i pjesmarrësve në zgjedhje”.