05:22 | 26/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sociale

40 vjet kujdeset për vëllain me probleme mendore, spitali psikiatrik në Vlorë nuk pranon ta shtrojë (VIDEO)

19:55 | 17/05/2017
në Sociale, Te Fundit, Te Gjitha
0
40 vjet kujdeset për vëllain me probleme mendore, spitali psikiatrik në Vlorë nuk pranon ta shtrojë (VIDEO)

Një histori e dhimbshme, nga ato prej të cilave nuk mund t’i mbash dot lotët, e tillë është historia e Ramazan Boriçit nga Roskoveci i Fierit. Vëllai i tij Kujtimi vuan nga problem të shëndetit mendor dhe Ramazani ka 40 vite që kujdeset për të.

Mbrëmjen e sotme në emisionin “BOOM” që transmetohet në televizionin Ora News, Ramazan Boriçi tregon se i vëllai është diagnostikuar me “skizofreni”, por spitali psikiatrik i Vlorës refuzon ta shtrojë.
Familjarët thonë se si pretendim ngrejnë faktin se është i pavetëdijshëm.

Kështu gazetarët e BOOM i janë drejtuar këtij institucioni për të zbuluar arsyet e mos shtrimit të të sëmurit në spital, por drejtori i këtij spitali thotë se jo të gjithë personat që skedohen mund të mbahen të shtruar.

DENONCIMI

Ramazan Boriçi: Kam një vëlla të sëmurë, po bën 40 e ca vjet sëmurë. Kam vajtur në Fier, e kam marrë nga doktori psikiatër për ta shtruar në spital, grupi i I por nuk ma dhanë. Kërkoj kujdestarinë e vëllait tim, për këtë nuk kam vajtur as në emigracion, pa shtëpi ngela. Ka nja 6 vjet që nuk ka vajtur fare nga spitali, edhe më herët rrinte nga tre muaj në spital dhe ma sillnin me ambulancë në shtëpi, është mirë thoshin. Nuk e mbajnë, është i pavetëdijshëm. Nuk lëviz dot nga shtëpia. Njëherë më ka goditur gruan tek porta po mos të isha në shtëpi e vrau, bën debate me këta të fshatit, ka goditur një çun 6-7 vjeç me gurë. Bredh gjithë ditën, në darkë vjen. Nuk e përballoj dot më, kam hyrë borxhe nëpër dyqane. Nuk del hesapi.

Dallëndyshe Boriçi: Për të sëmurin kujdesem unë, duhet ta marr me të mirë për ta rruar, qethur. Kur është me të mira vjen, kur nuk është jo. Si kalama. Ai zëre se është i vdekur. Jemi 6 veta në një dhomë. Ndonjëherë nevrikoset po e marr me të mirë. Nga shteti kërkoj ndihmë. Po vdiq ai as unë nuk marr dot kujdestari, as pension nuk marr më. Vetëm me pensionin e tij jetojmë.

BOOM kontakton me Drejtorin e Spitalit Psikiatrik të Vlorës

Gazetarja: Kemi biseduar bashkë për dosjen e pacientit Kujtim Boriçi. Duke qenë se mjeku psikiatër i Fierit ka dhënë një diagnozë, Skizofreni dhe të shtrohet në spitalin psikiatrik të Vlorës.

Kujtim Llapi: Diagnozën nuk e ka dhënë mjeku i Fierit, sepse ai është pacient i joni i vjetër, e kanë dhënë mjekët e Vlorës. Mjeku i Fierit dhe mjekët e të gjithë rretheve i adresojnë në spital, bëjnë vetëm referim. Dmth thonë që pacienti të shkojë të bëjë konsultë në spitalin e Vlorës.

Gazetarja: Kush e jep diagnozën përfundimtare tek ju nëse duhet pranuar ose jo një pacient?

Kujtim Llapi: Kur vinë shefat e pavionëve bëhet konsulta dhe thonë se ky pacient, se mund të kenë ardhur 10 pacientë, Kujtimi po flasim, nuk përbën subjekt shtrimi por të ndiqet nga mjeku i familjes. Bëjnë konsultën dhe diagnozën e momentit dhe i japin dhe mjekimin e rastit. Nuk është e thënë që çdo pacient që vjen këtu do të shtrohet.

Gazetarja: Pacienti Kujtim Boriçi është i skeduar, ju e thatë vetë edhe në spitalin psikiatrik të Vlorës.

Kujtim Llapi: Po çfarë problemi ka, janë 13 mijë veta të skeduar.

Gazetarja: I vëllai që kujdeset për të thotë se na sjell shqetësime në shtëpi, kanë pasur probleme dhe nga banorët.

Kujtim Llapi: Ata kërkojnë ta institucionalizojnë që i themi ne. Nuk ka më institucionalizime në spitalin psikiatrik të Vlorës, nuk bëhen më. Nuk funksionon si azil, është spital me 50 shtretër që mbulon 1 milion banorë. Personat që shtrohen në spital i vendos konsulta e ditës, që është shefi i pavionit, mjeku i rojes dhe mjeku i vet kurues. Ata bëjnë konsultat e përditshme dhe thonë ky duhet shtruar, do marrë këtë mjekim deri në këtë kohë apo në atë kohë dhe ndiqet në vazhdimësi. Nëqoftëse personi nuk paraqet rrezikshmëri, ata thonë nuk është subjekt për tu shtruar, të marrë mjekim dhe të ndiqet ambulatorisht nga mjeku psikiatër, rasti konkret i Fierit.

Gazetarja: Në shtrimin e fundit që ka pasur pacienti çfarë ka vendosur mjeku që e ka pritur atje?

Kujtim Llapi: Është mbajtur në spitral, i është dhënë mjekimi, i është dhënë dhe receta e daljes. Ka qenë diagnozë “skizofreni”. Nuk ka të kategorizuar që ky që është me këtë diagnozë, të rrijë përjetësisht.

Gazetarja: Çfarë kategorie e keni kategorizuar ju Kujtim Boriçin?

Kujtim Llapi: Mjekët që e kanë ndjekur i kanë dhënë një diagnozë, e kanë mbajtur në observacion për kaq kohë sa e kanë mbajtur dhe në datën 28.08.2012 i kanë prerë fletën e daljes. Këto të dhëna kam unë të regjistruara, nuk mund të flas për gjëra apriori apo pretendime që ngre ai.

Gazetarja: Komisioni që është ngritur në 2012 për pacientin Kujtim Boriçi çfarë ka vendosur?

Kujtim Llapi: Ka vendosur të dalë, është mbajtur në spital, normalisht është bërë konsulta dhe është shkruajtur që gjendja e tanishme është e qetë, të ndiqet nga mjeku i familjes ose mjeku psikiatër.

BOOM kontakton me mjekun psikiatër në spitalin e Fierit

Gazetarja: Keni dhënë një diagnozë.

Agim Sulaj: Nuk të sqaroj asgjë, diagnozën e kam dhënë se jam mjek specialist. Ka një Drejtori spitali rajonal i Fierit, paraqituni atje, depozitoni kërkesën, unë jam i detyruar brenda afatit të jap informacionin e duhur. Je femër dhe nuk dua të bëj sjellje ndryshe. (D.D/Shuplaka)


Etiketa: denoncimFierprobleme mendoreRoskovecvlore
Pas

Vila gjigande e këngëtares Genta Ismajli: M’u deshën 4 vite për ta ndërtuar

Para

Me URGJENCË nga Elbasani, Rama në takim dhe rri e dëgjon Bashën nga pas

Para
Me URGJENCË nga Elbasani, Rama në takim dhe rri e dëgjon Bashën nga pas

Me URGJENCË nga Elbasani, Rama në takim dhe rri e dëgjon Bashën nga pas

Discussion about this post

 



Të Fundit

Aksidenti me 3 shqiptarë të vdekur në Gjermani, si u kthye udhëtimi për festën familjare në tragjedi

Lufta Ukrainë-Rusi, ministri i Jashtëm italian: Nuk do mbarojë para fundit të vitit, Putin duhet të…

Administrata Trump vendos kufizime të reja për gazetarët në Pentagon

Sabotim i dytë i dyshuar në Francë, pse u ndërpre energjia në Rivierën Franceze

Tragjedi në Londër! Nëna dhe tre fëmijët humbin jetën nga zjarri, adoleshentja në gjendje kritike

Kaja Kallas bën thirrje për të rritur presionin ndaj Rusisë pas sulmit tragjik në Ukrainë

“Sulmi u intensifikua kur u ngrit helikopteri i presidentit”, komandanti i mbrojtjes ajrore: Putin ishte në epiqendrën e sulmit

Flakët rrezikojnë banesat në Lazarat, zjarrfikësit ndërhyjnë për shuarjen e zjarrit

“Mos prisni asnjë mrekulli”, Ukraina përgatitet për ofensivën verore të Rusisë

Video/Arrestohet në tentativë për arratisje drejt Greqisë, autori i dyshuar i ngjarjes së rëndë në Shtyllas

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.