Arrestohet në flagrancë për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, inxhinieri mbikqyrës i kompanisë që kryente punime në kabinën elektrike, në të cilën si pasojë e rrëzimit të një muri, gjeti vdekjen punëtori Paulin Mexhaj.
Në vijim të veprimeve hetimore të kryera për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur më datë 31.10.2019, në lagjen nr.5, ku gjatë punës për zvendësimin e kabujve në një kabinë elektrike, ka gjetur vdekjen një 41-vjeçar, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E.Ç., 37 vjeç, banues në Tiranë.
Nga verifikimet e kryera rezulton se, shtetasi i mësipërm me detyrë inxhinier mbikqyrës pranë një kompanie nënkontraktore e cila po kryente punime në kabinën elektrike, nuk ka zbatuar rregullat e sigurimit teknik pasi gjatë punës brenda në këtë kabinë, është shembur një mur dhe për pasojë ka gjetur vdekjen punëtori P.M, 41 vjeç, banues në Babrru, Tiranë.
Discussion about this post