Këngëtari Sidrit Bejleri ka një mesazh të fortë për mikun dhe kolegun e tij Alban Skënderaj. Sipas Sidritit, Albani është nga të paktët artistë, që i bën gjërat duke dëgjuar anën e mirë të shpirtit.
Nëpërmjet një dedikimi në instagram, Sidriti shpreh mbështetjen për Albanin dhe i bën thirrje të tjerëve të kthehen tek arti i vërtetë.
“Jemi kaq pak saqë gjynah të mos duhemi… Ky djali është nga ata pak të vërtetët, që i bën gjërat duke dëgjuar anën e mirë të shpirtit dhe mbi të gjitha larg kompromisit me vorbullën e llumit që ka përfshirë artin shqiptar.
O njerëz, kthehuni tek arti i vërtetë që nuk është e vështirë të shquhet, se e zeza nuk mund të jetë kurrë e bardhë dhe mos dëgjoni gjithfarë pisllëqesh!
Faleminderit Alban!
Faleminderit or mik!”, shkruan këngëtari.
Alban Skënderaj është anëtar jurie tek spektakli “The Voice of Albania”, ndërkohë që edhe Sidrti Bejleri ka qenë në të njëjtin pozicion për 5 sezone rresht, mirëpo jo sezonin e fundit. (D.D/Shuplaka)