Një 42-vjeçar nga Gjirokastra ka humbur kontaktet me familjen dhe nuk dihet vendodhja e tij.
Gentian Vreka me origjinë nga Tepelena, prej disa ditesh po kërkohet nga familjarët e tij te cilët kanë kërkuar ndihmën çdokujt që mund të ketë rënë në kontakt me 42 vjecarin.
Informacionet më të fundit bëjnë të ditur se 42-vjeçari për herë të fundit është parë në lagjen 18 Shtatori në afërsi ‘të katrorit’ pranë nje kopshti fëmijësh. Familjaret kanë denoncuar rastin një ditë më parë në Pòlicinë e Gjirokastrës por deri më tani nuk ka asnjë gjurmë të tij.