Vjolla Braho kryeinspektore në Inpektoriatin Shtetëror Shëndetësor ka folur për FaxNews për gjobat e marra në kuadër të ligjit kundër duhanit. Braho shprehet se nga muaji janar janë marrë 357 masa administrative, ndërsa vetëm në muajin tetor janë vendosur 43 masa.
Gjithashtu, kryeinspektorja thotë se në gusht ka hyrë në fuqi ligji Anti-duhan dhe me ligj është bërë ndarja e ambjenteve të duhanit, i cili duhet të jetë 50 % i hapur dhe 50% i mbyllur. Në kushtet që nuk respektohen këto ligje nga bizneset, merren masa, shprehet Braho.
Braho thekson se Inspektoriati Shëndetësor nuk është për vënie gjobash por për të zbatuar në mënyrë rigoroze ligjin Anti-duhan.
“Nga një janari janë marrë 357 masa administrative. Kemi një dyfishim të gjobës ndaj duhanit. Në tetor kemi nisur me gjobën e parë dhe deri tani janë marrë 43 masa administrative. Me ligj është bërë ndarja e ambjentit për duhanin, që duhet të jetë 50% i hapur dhe 50% i mbyllur, pra jo totalisht i mbyllur. U bëjë thirrje bizneseve se duhet të mos i kthejnë ambientet e jashtme në ambiente duhani i dhe të zbatojmë ligjin, që mos të rrezikojmë jetën e tyre që nuk e pijnë duhanin”.
E pyetur nga gazetarja Edona Haklaj, a janë ndërgjegjësuar bizneset pas masa të marra, Braho shprehet po ka sensibilizim, por duhet vazhduar inspektimi dhe të merren masat e duhura në rast shkelje.
(K.H/Faxweb.al)
Discussion about this post