Nga një uragan i kategorisë së pestë, që shkatërroi ishujt Bahamas për 10 ditë rresht me shira të rrëmbyer dhe erëra deri në 320 km/h, uragani “Dorian” ka goditur Kanadanë.
‘Dorian’ ka goditur provincën Nova Scotia ku ka rrëzuar shumë pemë duke ndërprerë energjinë elektrike.
Siç raportohet deri më tani janë rreth 450.000 shtëpi pa energji elektrike. Uragani të shtunën goditi Halifax-in dhe tani është drejtuar për në Newfoundland.
Erërat e uraganit që po kthehet edhe në tmerrin e Kanadasë kapin një shpejtësi prej 160 km/orë.
Ndërkaq Bahamasi mbetet vendi më i prekur nga uragani ‘Dorian’ dhe numri i të vdekurve ka shkuar në 43, por pritet që bilanci të jetë edhe më tragjik për shkak të numrit të lartë të të zhdukurve.
Discussion about this post