Motra e 14 vjeçares që ka denoncuar se është abuzuar seksualisht nga shoku i babait të saj në Maliq të Korçës ka treguar si e zbuloi ngjarjen. Në një intervistë televizive ajo tregon se burri i kishte shkruar letra të motrës së saj të mitur ku i thoshte se kur të mbushte 18 vjeç do ta merrte dhe do të jetonin bashkë.
“E kam mësuar nga disa letra që ai i shkruante motrës time. Atje thuhej dmth që kishin kryer marrëdhënie, si takoheshin bashkë, dhe disa gjëra të tjera. Mbaj mend që e kam mësuar rreth vitit 2021 këtë histori. Në atë moment u shokova, nuk po e besoja dot. Po lexoja letrën dhe nuk dija se çfarë të bëja. Të them të drejtën, ishin goxha ccfarë shkruheshin aty, por në ato që shkruante, thoshte që pasi të mbushësh 18 vjeç unë do të të marr dhe do të jetojmë bashkë. Mendova se thjesht u mbyll, po e shikoja që nuk po takoheshin, nuk po flisnin dhe mendova se ishte mbyllur si gjë.
Pastaj, veç një ditë kur më thotë babi “Shiko se më kanë thënë të fshatit.
Ai ka qenë shoku i babit tim dhe vinte ndonjëherë këtu në stallë, përveç kësaj vinte merrte qumësht herë pas here tek ne. Të gjitha letrat i ka marrë prokuroria, kjo është prova e vetme që ne kemi sepse ai u arratis. Se po të ishte që nuk do ta kishte bërë, do kishte qëndruar si burrë dhe do ishte përballur.”
Motra tregon se adoleshentja është në gjëndje të rëndë psikologjike.
“Motra ime është shumë keq, të gjithë si familje jemi shumë keq. Ka ardhur psikologu dhe ka folur me motrën dhe ndjehet që ende ka nevojë për atë. Motra nuk më ka thënë asnjë gjë se ku takoheshin, sepse ai i thoshte mos i thuaj askujt. Këtë e kam marrë vesh vetëm tek deklarata që motra ka dhënë para policisë.”
Pyetjes nëse ndihen të kërcënuar për jetën nga autori që është ende i lirë, motra e 16 vjeçares përgjigjet:
“Unë, mami, babi jo sepse e dimë që policia do ta kapë dhe drejtësia do vihet në vend por motra ime ka shumë frikë. Shikon nga të katërta anët sepse thotë “Kam hall se mos vjen ai.”