Edhe pse ka kaluar vetëm një javë nga humbja e jetës së djalit të tij, ku sipas tij pakujdesia e mjekëve i morën jetën 43 vjecarit Besnik Ramaj nga lagjja 1 maji i qytetit të Fierit, pengu i prindit se lë të qetë sa të mësoj të vertetën. Sot babai i tij së bashku me bashkëshorten bëjnë apel të zbardhet e verteta.
Zoti Barjam Ramaj, edhe pse e ka të veshtirë të flasë bëhet i fortë për hir të 3 fëmijëve që la pas, 2 vajza 19 dhe 18 vjeç dhe nje djali 16 vjeç.
Babai i të ndjerit tregon orët e vuajtjes se djalit të tij në urgjencë dhe askush nuk merrte përgjegjësi.
“Kemi bërtitur ne si prindër të djalit që ta dërgonim në Tiranë, se djali vetëm thoshte doktor ça më bëtë? Askush nga mjekët nuk merrte përgjegjësi. Kemi bërtitur në ambientet e spitalit djali po vuante. Të zbardhet e vërteta, përjetuam tmerrin. Pakujdesia e mjekëve i mori jetën djalit tim. Askush nuk i interesua për ekspertizën mjeko-ligjore. Duam drejtësi. Shërbimet i ka bërë mjeku roje dhe jo kirurgu, pritëm deri në mëngjes, dhe djali në mëngjes ndërroi jetë. Ai që është specialist për atë punë për mua nuk ka punuar fare. Ne kërkojmë të dalë e verteta.”- shprehet ai.
Bashkëshortja zonja Fatime, akoma e shashtisur tregon momentet kur Besniku filloj të ndjehej keq dhe e dërgon ne urgjencen e spitalit rajonal Fier.
“Ishim në gjumë, kishte ethe, duart e ftohta dhe e mori një shok në telefon dhe e çoi në urgjencë. Mjeku roje dhe infermirët. Nuk thanë asgjë. Matën temepraturën, tensionin i lëvizte.”- shprehet bashkëshortja.
Prinderit e të ndjerit Besnik Ramaj, kërkojnë të zbardhet e vërteta, sepse ato ditë kanë qenë tmerr për të gjithë familjen. Sipas familjarëve pakujdesia e mjekut roje apo infermiereve i mori jetën 43 vjecarit , ku pas ngjarjes askush nuk u interesua mbi raportin e ekspertizës mjeko -ligjore. Gjithashtu këtë shqetësim tashmë e ka marrë në mbikqyrje edhe avokati Kujtim Cakrani , ku sipas tij ditën e hënë kjo ngjarje do i kaloj gjykatës Fier.
“Para disa ditësh ka ndodhur një ngjarje shumë e rëndë më spitalin Rajonal të Fierit. Ato kanë shkuar në mbrëmje dhe kanë pritur deri në mëngjes mjekun. Duke pritur mëgjesin ka ndërruar 43 vjeçari dhe sipas familjarëve shkak ka qenë neglizhenca e mjekëve. Sipas familjarëve këtu ka dy vepra penale, mosdhënia e ndihmës dhe mjekim i pakujdesshëm. Unë jam këtu që këtë çështja ta ndjekim, pasi nuk është rasti i parë që në Spitalin Rajonal Fier ndodhin raste të ngjashme.”- shprehet avokati.
(M.Q/Faxweb.al)