Në Memaliaj janë sekuestruar nga policia 44 kilogramë drogë. Në prangat e policisë ka rënë Spartak Caca, banues në fshatin Xhafaj.
DETAJE:
Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, gjithashtu dhe në vijim të kontrollit të territorit, si dhe mbi bazë të informacioneve të marra në rrugë policore se në banesën e shtetasit Spartak Caca, në fshatin Xhafaj, Memaliaj kishte lëndë narkotike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë në bashkëpunim me specialistët e seksionit të Hetimit të Narkotikëve në D.V.P. Gjirokastër kanë organizuar punën për goditjen e këtij rasti.
Si rezultat, shtetasi i mësipërm u kap në flagrancë nga shërbimet e policisë duke zhvendosur 7 pako me lëndë të dyshuar narkotike në oborrin e banesës së tij në fshatin Xhafaj, Memaliaj. Pesha totale e lëndës ishte 42 kg, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Nga specialistët e seksionit të Hetimit të Narkotikëve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit : Spartak Caca, 41 vjeç, banues në fshatin Xhafaj, Memaliaj.
Materialet në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme. (J.V/Shuplaka)