Një 44-vjeçar nga Tirana ka denoncuar bashkëshorten e tij e cila është larguar nga banesa bashkë me fëmijët e tyre, pa adresë, gjatë kohës që ai ndodhej në burg.
Shtetasi me iniciale G.t ka qenë i dënuar për veprën penalë “Dhuna në familje“, ndërkohë pas kryrjes së dënimit, ai është drejtuar drejt banesës, ku nuk ka gjetur as bashkëshorten dhe as fëmijët.
NJOFTIMI I POLICISË:
“Më datë 23.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasen L.T vjeç 37, pasi dyshohet se gjatë kohës që bashkëshorti G.T, vjeç 44, ka qenë duke vuajtur dënimin në IEVP Rrogozhinë, për veprën penale “Dhuna në familje“, L.T është larguar nga banesa bashkë me fëmijët pa adresë. Punohet për gjetjen e tyre. Neni 127 i Kodit Penal.