Një 44-vjeçar ka mbërritur në gjendje të rëndë në spitalin e Beratit, me plágë në qafë. Burime bëjnë me dije për Faxweb.al se 44-vjeçari është identifikuar si Arjan Nikita, ndërsa po merr trajtim në repartin e terapisë intesive.
44-vjeçari mësohet se do të dërgohet për mjekim të specializuar në spitalin e Traumës, ndërkohë që sipas policisë ai ka qenë në gjendje të dehur. Derimë tani Nikita nuk raportohet që të ketë pasur probleme me shëndetin mendor, apo me depresionin. Mjekët shprehen se 44-vjeçari ndodhet ende në rrezik për jetën e tij.
Njoftimi zyrtar i pòlicisë: Rreth orës 11:00 në fshatin Vokopolë, Bashkia Ura Vajgurore, shtetasi A.N., rreth 49 vjeç, në gjëndje të dehur, ka dëmtuar veten me një mjet prerës (thíkë).
Menjëherë në vendngjarje arritën forca të policisë dhe shërbimi mjekësor të cilin e kanë shoqëruar menjëherë për në Spitalin Rajonal të Beratit për ndihmë mjekësore. Grupi hetimor po punon për zqarimin dhe zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje .version policis