20:32 | 26/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

443 kuti të hapura në Tiranë: Rënie votash për PS, PD dhe ‘Mundësinë

10:32 | 23/06/2025
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Përfundon rinumërimi i votave për kandidatët e PD në Dibër, ja si ndryshon rezultati i 11 majit

Ka nisur mëngjesin e kësaj të hëne procesi i rinumërimit të votave për partitë dhe kandidatët në qarkun e Tiranës. Kjo është dita e pestë e rinumërimit ndërsa deri më tani janë hapur 443 kuti nga 1282 në total. Rezultatet e deritanishme tregojnë se ka pasur gabime, por që nuk ka trend që mund të çojë në ndryshim të mandateve.

Sipas të dhënave nga KQZ, PD rezulton se ka marrë deri më tani 220 vota pa meritë, që do i zbriten nga numërimi i parë (mund të jenë vota të pavlefshme ose që i janë marrë partive të vogla). PS ka gjithashtu 193 vota që i ka marrë pa meritë nga 11 maji. Edhe nisma Shqipëria Bëhet humb 26 vota, që rezulton se i janë shtuar në numërimin e parë. PSD e Tom Doshit i hiqen gjithashtu deri më tani 23 vota nga numërimi i parë. 9 vota i hiqen

9 vota i hiqen Lëvizjes Bashkë ndërsa 8 të tjera partisë Mundësia, e cila mund të rrezikojë mandatin e saj në Tiranë. Ndërkohë koalicionit të Lulzim Bashës, Koalicioni Euroatlantik, i shtohen 13 vota që rezultojnë se ia kanë marrë nga numërimi i parë. Edhe koalicionit të Enkelejd Alibeajt, Djathtas për Zhvillim, rezulton se i kanë marrë 7 vota nga numërimi i parë, të cilët i shtohen me rinumërimin.

Sa i përket situatës së kandidatëve brenda partive, rinumërimi tregon se Ilir Alimehmeti, i cili nisi edhe një betejë ligjore për rinumërimin, ka marrë në numërimin e parë 61 vota pa meritë. Jorida Tabaku, e cila mundi Alimehmetin, ka marrë deri më tani 22 vota pa meritë ndërkohë që Ilir Meta ka 28 vota të pamerituara. Myslim Murrizi ka gjithashtu 31 vota plus.

Në PS, ministri Ervin Hoxha ka marrë 193 vota pa meritë, Xhemal Qefalia me 125 të tilla, që do t’u hiqen nga numërimi i parë. Fatmir Xhafaj ka marrë gjithashtu 82 vota plus, Olta Xhaçka e cila fitoi përballë Blerina Gjylametit ka 34 vota që do t’i hiqen nga numërimi i parë. Kësaj të fundit i shtohen tre vota që rezulton se ia kanë marrë nga 11 maji.

Sipas KQZ, procesi i rinumërimit pë Tiranën pritet të zgjasë 10 ditë, dhe më pas do vijohet me Fierin dhe 360 kutitë e Durrësit.

Pas

Kryebashkiakja e Roskovecit, Majlinda Bufi paraqitet në SPAK

Para

Durrës/ Policia kontrollon nivelin e zhurmave në zonat turistike, asnjë shkelje e konstatuar

Para
Durrës/ Policia kontrollon nivelin e zhurmave në zonat turistike, asnjë shkelje e konstatuar

Durrës/ Policia kontrollon nivelin e zhurmave në zonat turistike, asnjë shkelje e konstatuar

 



Të Fundit

Tel Avivi mohon përfshirjen në ndonjë plan për eliminimin e Khameneit

Bundestagu zgjat praninë e pjesëtarëve të KFOR-it gjerman në Kosovë

BE–NATO: Liderët evropianë kërkojnë koherencë të plotë në veprimet e Komisionit

Gjykata Speciale rrëzon kërkesën e mbrojtjes në rastin Thaçi dhe komandantëve të tjerë të UÇK-së

Një zjarr ka rënë pasditen e sotme në Ksamil, pranë një resorti

Kuvendi i Kosovës nën presion, Kushtetuesja kërkon konstituim brenda një muaji

Ekonomia shqiptare u rrit me 3.39%, sektorët që ndihmuan dhe ata që vuajtën

Video/ Aksident në Lezhë, 69-vjeçari humb kontrollin dhe përplas 4 automjete të parkuara

Ministri i Jashtëm polak: Gara e armatimeve do ta përshpejtonte fundin e Putinit

Pas deklaratës së Trump, Netanyahu shpreh mirënjohje për mbështetjen në gjyqin për korrupsion

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.