Në rubrikën e inicuar sëfundmi nga lëvizja Socialiste për Integrim në Facebook, sot ka qenë ministrja e Integrimit Klajda Gjosha ajo e cila u është përgjigjur pyetjeve të qytetarëve.
Gjosha e cila është e para në listën e kandidatëve të Tiranës, u është përgjigjur live pyetjeve të drejtuara paraprakisht nga ndjekësit e saj në Faceboook.
Ministrja Gjosha deklaroi se LSI në programin e saj përfshin edhe aplikim e kredive të buta për gratë, të cilat sipas saj përbëjnë një shtyllë të rëndësishme për këtë forcë politike.
“Ne kemi një plan tejet të detajuar për gratë duke filluar që me hartimin e një strategjie për gratë sipërmarrëse. Do t’i dedikohen grave që duan të bëhen pjesë e biznesit. dhe për ne është parësore t’i japim astyre iniciative të tilla.
Do krijojmë edhe marrëveshje me bankat e nivelit të dytë. E gjithë paketa për gratë është shumë motivuese të kenë mundësi të hapin bizneset e tyre. Përveç pjesës së kredive, për gratë ne dëshirojmë shumë duke qenë se kemi 32%, të arrinim në shifrën 45 %. Është dedikuar që të arrijmë tek kjo shifër që Shqipëria të arrijë ndër vendet më të zhvilluara në këtë drejtim.”, tha Gjosha.
PYETJE-PËRGJIGJE
Pyetje: Kandidoni e para në listën për Tiranën, bashkë me ju edhe dy vajza të tjera, është hera e parë që ndodh kjo në listat e një partie.
Gjosha: Unë jam realisht e bindur që kjo është një nga listat më të mira, që i është ofruar ndonjëherë kryeqytetit dhe jam shumë krenare që LSI ka vendosur me tre vajza dhe gra që janë të parat në listë, e më pas vazhdojmë me të tjerë të njohur në LSI, por edhe me të tjerë tëe rinj që përfaqësojnë shumë vlera dhe janë mjaft aktiv në promlemet e komunitetit, edhe komunikojnë me ta.
Unë mendoj se kjo është një nga listat më të mira të përfaqësimit që mund të kishim. Të mos harrojmë që mbështetësit më të mëdhenj të LSI-së janë të rinjtë edhe të rejat dhe një shtyllë tjetër janë padyshim gratë.
Unë mendoj që kjo do të jetë jo vetëm një listë fituese, por do ta bëjnë lsi forcë të parë jo vetëm nga përfaqësuesit por edhe me platformën me të cilën vjen LSI në këtë fushatë.
Pyetje: Tani që ka nisur fushata, vazhdoni punën si ministre?
GJOSHA: Është pyetje e bukur. Patjetër që vazhdoj punën si ministre çdo ditë. Të punosh në Ministrinë e Integrimit është angazhim i madh, përgjegjësi e madhe, pavarësisht fushatës procesi i integrimit vazhdon dhe nuk ka ndërprerje. Ne po punojmë fort për të ngritur disa grupe negociuese që t’i shërbejnë vendit por edhe administratës tonë publike, në procesin e negociatave dhe të shpresojmë pse jo që këtë vit Shqipëria të çelë negociatat falë një punë të jashtëzakonshme që ka bërë ekipi i integrimit.
Pyetje: Dëgjova që për gratë do jepen kredi të buta, çfarë lloj kredish janë dhe si mund të aplikoj?
Gjosha: Po është shumë e vërtetë, ne kemi një plan tejet të detajuar për gratë duke filluar që me hartimin e një strategjie për gratë sipërmarrëse. Do t’i dedikohen grave që duan të bëhen pjesë e biznesit. dhe për ne është parësore t’i japim astyre iniciative të tilla.
Do krijojmë edhe marrëveshje me bankat e nivelit të dytë. E gjithë paketa për gratë është shumë motivuese të kenë mundësi të hapin bizneset e tyre. Përveç pjesës së kredive, për gratë ne dëshirojmë shumë duke qenë se ekmi 32%, të arrinim në shifrën 45 %. Është dedikuar që të arrijmë tek kjo shifër që Shqipëria të arrijë ndër vendet më të zhvilluara në këtë drejtim.
Pyetje: LSI ka premtuar 100 mijë vende pune për të rinjtë, si do arrihet kjo apo është si premtimi për 300 mijë vendet e punës që nuk I pamë asnjëherë…
Gjosha: Në fakt ne kemi premtuar 170 vende pune, që do ti dedikohen vetëm të rinjve. E bëjme këtë duke qenë se shtylla kryesore e LSi janë të rinjtë dhe patjetër duhet tju ofrojmë një mundësi punësimi që të mos largohen nga vendi.
Këto 100 mijë vende pune do ti drejtohen katër drejtimeve, siç është bujqëia,turizmi, infrastruktura dhe shërbimi.
Kjo do bëhet përmes një sërë programesh, duke filluar që nga arsim për punësim, duke përputhur edukimin me tregun e punës. Do bëhet edhe një studim i mirëfiltë për tregun e punës. Sot kemi 30% të papunë, ajo që duam të arrijmë është që të rinjtë të kenë mundësi që të reduktohet papunësia në 15%.
Pyetje: E merr me vete djalin në fushatë apo të afërm të tjerë?
Gjosha: Për mua është privilegj këtë radhë që mund të kandioj në kryeqytet, sepse i krijoj pak hapësirë edhe fëmijës tim Luisit që të rrijë në shtëpi e mos ta marr me vete në ato rrugët e gjata siç jam mësuar unë para dy vitesh ku kam shërbyer në zgjedhjet lokale në Pogradec.
Pyetje: Keni qenë 4 vjet ministre e Integrimit, çfarë keni bërë ju për procesin e integrimit dhe a do arrihet ndonjëherë
Gjosha: Unë mund të them që vetëm në këto 4 vite, gjatë vitit të 1 kemi marrë statusin e vendit kandidat, që ishte një arritje shumë e madhe. Vetëm para pak muajsh Shqipëria ka marrë rekomandimin pozitive për të nisur hapjen e negociatave. Që të vijojmë me mbledhjen e Këshillit brenda këtij viti, për t’i raportuar Shqipërisë çeljen e negociatave që do te jët një nga proceset më thelbësore. Janë bërë shumë e shumë gjëra të tjera, mund të flasim pafund, duke filluar nga një strategji e mirëfilltë që të përfshihet edhe qeverrisja lokale në procesin e integrimit. Janë trajnuar edhe grupet e punës që do të jenë, ekipet negociatore. Është bërë një punë e jashtëzakonshme për plotësimin e prioriteteve kyçe, ku një pjesë e mirë është plotësuar.
Pyetje: Si do dali LSI forcë e parë dhe nëse del me kë do bëjë koalicion?
Gjosha: Unë besoj që LSI do dalë forcë e parë, jo vetëm nga përfaqësitë e saj donjitoze por edhe nga një program i jashtëzakonshëm. (D.D/Shuplaka)