Ka përfunduar takimi mes kryeministrit Edi Rama dhe kreut të opozitës Lulzim Basha, në Pallatin e Kongreseve. Mësohet se takimi ka zgjatur rreth 45 minuta, ndërsa dy liderët politikë kanë dalë veç e veç nga takimi.
Në këtë takim, Rama shoqërohej nga Engjëll Agaçi ndërsa Basha nga deputeti Oerd Bylykbashi.
Asnjëri nuk ka dashur të prononcohet për mediat, duke lënë enigmë temën e diskutimit. Megjithatë vlen të përmendet se ky takim vjen një ditë para zhvillimit të seancës së jashtëzakonshme parlamentare të thirrur nga kreu i Kuvendit Ilir Meta.
Në seancën e jashtëzakonshme priten të votohen ministrat e rinj teknik. Nesër pritet të shkarkohet kreu i KQZ-së, Denar Biba; të emërohen zv/kryeministri dhe 6 ministrat si edhe të shqyrtohet dhe miratohet paketa ligjore që ka lidhje me reformën zgjedhore. (D.D/Shuplaka)