Kanë përfunduar hetimet e Prokurorisë së Krimeve të Rënda për 51 persona që u morën si të pandehur në kuadër të operacionit ‘’one if by land’’.
Prokurori Eugen Beci ka dorëzuar dosjen me 95 fashikuj në Gjykate ku pjesë janë dhe 450 CD me përgjime dhe materiale të tjera.
Këta persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin trafikonin shtetas shqiptarë drejt Shteteve të Bashkuara, Kanadasë dhe Anglisë kundrejt shumave që varionin nga 30 mijë dollarë për neë Amerike dhe Kanada deri në 10 mijë paund në Angli.
Mbi të gjithë të pandehurit rëndojnë akuzat e trafikimit të qenieve njerëzore në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.
Gjatë operacionit u shkatërruan 7 grupe kriminale që vepronin në Shqipëri, Bullgari, Greqi, Spanjë, Francë, Republikën Domenikane, Itali, Britani, Irlandë, ShBA e Kanada. Pjesë e operacionit ishin autoritetet amerikane dhe kanadeze.