Sumuesi kryesor i Gjermanëve të Borusia Dortmund këtë verë mund të kalojë në Francë tëk Parisi. Mësohet se lojtari i klubit Gjerman ka marrë një ofertë joshëse nga sheikët e Parisit. Sipas asaj që raporton “Bild” këtë javë ka pasur një takim me drejtuesit e Paris Saint-Germain, saktësisht me Patrick Kluivert.
Lojtari nga Gaboni pritet të paguhet 14 milionë euro në sezon, që i bie dyfishi i pagës që merr tek Dortmund, kjo ofertë sigurisht që do ta tundojë Aubamyeang, i cili edhe më parë ka qenë në qendër të merkatos së transferimeve.
Parisi kërkon të përforcohet në sulm sepse me largimin e Ibrahimoviç Kavani nuk ka qenë në lartësinë e duhur për ta zëvendësuar plotësisht atë. (B.H/Shuplaka)
Discussion about this post