Rrahman Hallaçi, i cili mban shiritin e kapitenit të Kukësit, ka treguar se ka përfunduar kurset e trajnimit UEFA B dhe UEFA A për tu bërë trajner.
Ai deklaroi se e ka mik presidentin Gjici dhe ai i ka premtuar se do të jetë pjesë e stafit drejtues pasi të tërhiqet nga fusha e luajtur.
“Do mbetem te futbolli, kam përfunduar kurset UEFA B dhe UEFA A për trajner. Kam biseduar me presidentin Gjici, e kam mikun tim dhe më ka thënë që deri në momentin që ti do thuash jo, do kesh mundësinë të luash dhe gjej rastin ta falënderoj. Më pas më ka premtuar që do jem në stafin drejtues”, është shprehur Hallaçi.
Pas shpalljes së ekipit të kukësit kampion i superligës kapiteni i ekipit Rrahman Hallaçi është shprehur mjaft i kënaqur për këtë arritje.
Hallaçi ka treguar “Supersport” se ka qenë 15 vjeç kur është larguar nga qyteti i tij dhe nuk e kishte menduar se Kukësi do të arrinte deri këtu, ai është mjaft i emocionuar për fitoren e parë të titullit nga skuadra e kukësit.
“ Kemi sjellë tre trofe dhe mendoj se do vazhdojmë të sjellim trofe, pasi investimi është i sigurt nga ana e presidentit. Jam larguar 15 vjeç nga Kukësi dhe nuk e kisha menduar që ky klub do arrinte në këto nivele. Jam shumë i emocionuar që arrita ta marr titullin e parë me skuadrën e vendlindjes”, ka deklaruar ai.
Mbrojtësi i djathtë më pas është pyetur mbi luhatjet e tij, por ai nuk ka pranuar që te ketë pasur, madje sezonin e shkuar, kur Klodian Duro drejtonte ekipin, ai është ulur padrejtësisht në stol. “Luhatje unë nuk kam pasur aspak, por edhe kur ndoshta jam ulur në stol, jam ulur padrejtësisht. Këtë e them me pastërti, sepse e kanë treguar ndeshjet këtë gjë. Gjithsesi i kam harruar të gjitha. Pikërisht pas këtyre problemeve unë e tregova që jam i zoti për të arritur atë që kisha premtuar, të marr trofe me Kukësin. Besoj se e kam bërë mirë. Unë kam qenë profesionist dhe do të jem gjithmonë. Pavarësisht se e mbajti dikush tjetër shiritin e kapitenit, unë sërish dhashë maksimumin. Nuk ishte ideja që unë me patjetër të isha kapiten, thjesht nuk doja që askush të më hante hakun. Këtë e kam treguar më së miri dhe jam tani kapiten, ka thënë kapiteni I kuksianëve.
Rrahman Hallaçi mori dhe çmimin si lojtari më “fair play” për këtë vit në superligë. Gjatë gjithë kampionatit ai mori vetëm 4 kartona të verdhë. (B.H/Shuplaka)