”Në shtëpinë e Fahriut Meta i propozoi Bashës të merrte presidentin dhe disa drejtori, ai nuk pranoi”, kështu rrëfen gazetari Bledian Koka.
Sipas tij kjo darkë e ”gabuar” është zhvilluar në shtëpinë e Fahri Balliut, gjatë diskutimeve për paketën McAllister.
KOMENTI I PLOTË:
”Darka e gabuar…
Gjate kohes se diskutimeve per paketen McAllister, nje takim i fundit u zhvillua ne shtepine Fahriut. Te ftuar ishin miku i tij i ngushte Ilir Meta dhe partneri i tij elektoral Lulzim Basha. Aksh zera thone se Ilir Meta i propozoi Bashes qe te merrte Presidentin dhe disa drejtori si pjese e marreveshjes per zgjidhjen e krizes, por pergjigja e Bashes qe parimore: “Nuk e dua Presidentin se dua te behem Kryeminister”. Ilir Meta u mundua per here te fundit ti jepte doren e ndihmes Bashes per te mos humbur identitetin politik, por ai nuk e pranoi sepse Kryetari i PD-se kishte plane te medha pas 25 Qeshorit…
p.s…ai kishte vendosur tashme qe te behej Zv.kryeminister i Edit ose Kryetar i Kuvendit te Rames :)”
Këto orë sulmet e Bashës ndaj Metës dhe LSI-së janë ashpërsuar. Jo më larg se sot Basha e cilësoi LSI-në ”SHPK”, por të ashpra kanë qenë edhe kundërpërgjigjet e kreut Vasili.
”I dashur Luli, nga Kruja, nën dehjen e hashashit, më zure dhe mua në gojë. Mosmirënjohjen ndaj Berishës dhe Metës ta njoh mirë.
E di mirë edhe që ke hequr dorë nga objektivi yt dhe i PD-së për kryeministër dhe president.
Megjithatë, për të vërtetat e shpk-ve të tua dhe shumë të vërteta të tjera, që unë di nga takime shumë të rëndësishme, meqënëse edhe kandidati tjetër nuk po ta fishkëllen, edhe në respekt të demokratëve të pres të përballemi në tv, shesh a ku të duash.
Ky, Luli, është një shans edhe për ty.”, reagoi sot Vasili. (V.G/SHUPLAKA)
Discussion about this post