13:55 | 05/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

46 grafika për Donald Trump, Avni Delvina në Fax News: Ka një antipati qorre në drejtim të Presidentit në Shqipëri!

09:38 | 18/02/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
46 grafika për Donald Trump, Avni Delvina në Fax News: Ka një antipati qorre në drejtim të Presidentit në Shqipëri!

Artisti dhe patrioti Avni Delvina ka hapur ditën e djeshme ekspozitën e tij “The Donald”, në Muzeun Historik Kombëtar. Grafikat e Delvinës kanë ndikuar kryesisht në rrjetet sociale, krijime mbi personazhet reale e ngjarjet politike e historike.

Me një kënd kritik, Delvina arriti të mbërthente vëmendjen e ndjekësve por njëkohësisht edhe të medieve. Grafikat u përdorën gjerësisht edhe nga to.

Por tani, puna e artistit mund të vëzhgohet e gjitha, në muret e një ekspozite, ku kushdo mund të bisedojë edhe me vetë Delvinën.

I ftuar mëngjesin e sotëm në studion e Fax News Delvina vuri theksin te mbështetja e vazhdueshme që SHBA-të kanë dhënë për Shqipërinë, e cila vazhdon edhe gjatë udhëheqjes së Trump.

‘’The Donald është një formë e përafërt që e afron, formë konfidenciale e një personi të prekshëm dhe direkt, ku unë shpresoj që dhe vetë presidenti Trump ta ketë të kënaqshëm këtë emërtim. Numri 46 është një lloj urimi që ne bëjmë për presidentin Trump, pasi ai është mandat i 45-të, dhe unë shpresoj që ai të fitojë dhe mandatin e radhës.

Pra në njëfarë mënyre unë krijimtarinë time artistike e përdor si një lloj avokatie për presidencën e Trump. Edhe në Italinë ku unë banoj, nëse hapje gazetat shihje sulme banale në drejtim të presidentit Trump. Sigurisht George Soros është kundërshtar i Trump, edhe pse nuk ka qenë asnjëherë i zgjedhur, përmendet në të gjithë botën.

Nuk ka personazhe shqiptarë në këtë ekspozitë, ka një lloj kritike që i drejtohet dhe Shqipërisë, ka një lloj antipatie qorre në drejtim të presidentit të SHBA-ve. Shosh shpesh në emisione që ka kundërshtime ndaj tij, në mënyrë të organizuar, edhe pse ai është zgjedhur në mënyrë demokratike.

Në një nga grafikat kam paraqitur Sheshin Sëknderbej të ngrirë, për shkak të atmosferës së ftohtë që vihet re për presidentin Trump.

Amerika është Amerika, dhe Shqipërinë do ta mbrojë centimetër më centimetër”, u shpreh Delviona në studion e Fax News.

Devlina tha në Fax News se kjo ekspozitë do të çelet dhe në Kosovë, ndërsa shtoi se një fotoalbum do ti dërgohet dhe vetë presidentit Trump, në shenjë mirënjohje për të.

Ekspozita në Tiranë do të qëndrojë e hapur deri më 23 shkurt është kuruar nga Adrian Devolli dhe Niko Dhales.

Shfaqja e grafikave do të mundësohet për vizitorët në oraret 9.00-13:00 dhe  17:00-19:00.

(E.K/FAXWEB.AL)

Etiketa: 46 grafikatAvni Delvinadelvinapatrioti
Pas

A do të japë dorëheqjen? Rama reagon për mediat italiane: As e çoj në mend!

Para

FOTOT/ Ish-zëdhënësja e PD përjeton ditët me të lumtura të jetës, si e mbajti të fshehtë lajmin

Para
FOTOT/ Ish-zëdhënësja e PD përjeton ditët me të lumtura të jetës, si e mbajti të fshehtë lajmin

FOTOT/ Ish-zëdhënësja e PD përjeton ditët me të lumtura të jetës, si e mbajti të fshehtë lajmin

Discussion about this post

 



Të Fundit

Shpërthen bombola e gatimit në Kolonjë, dëmtohet 67-vjeçari

“Ministri i Jashtëm avokat i farsës elektorale”/ Berisha pas reagimit të Igli Hasanit: Letër misioneve mund t’iu dërgonte opozita, jo MPJ

Koçiu: 643 teknikë të shkencave mjekësor dhe 167 mjekë u punësuan në janar-qershor

Reagimi i Hasanit/ Berisha: Ministri i Jashtëm, ushtar dhe avokat i farsës elektorale të 11 majit. Letër misioneve mund t’u dërgonte opozita, por kurrë MPJ!

Dyshime se ishte i porositur/ Autori i shpërthimit me tritol në garazhin e Elvis Kosovës, pas ngjarjes është larguar jashtë vendit!

Aksioni për lirimin e hapësirave publike, Rama publikon pamjet nga heqja e strukturave në Tiranë: Ecim!

Mashtronte qytetarët për t’iu marrë para duke u prezantuar me identitet të rremë, arrestohet 21-vjeçari në Tiranë

Zhvillohet faza e dytë e aksionit për lirimin e hapësirave publike në Lushnje, puna vazhdon intensivisht

Fier Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku zhvillon takim me administratorët e rinj të njësive administrative të bashkisë

Skandali i “Bankers”: Të arrestuarit dalin para Gjykatës së Apelit, ambasada kineze përjashtohet nga seanca

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.